Lidhje

Fati i personave të zhdukur, në diskutimet Kosovë-Serbi


Personat e zhdukur gjatë luftës, në diskutimet Kosovë-Serbi
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:12 0:00

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, diskutuan në Bruksel në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Takimi i ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është i pari i këtij formati pas më shumë se dy vitesh.

Personat e zhdukur gjatë luftës, në diskutimet Kosovë-Serbi
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:12 0:00

Zoti Lajçak shkroi në llogarinë e tij në twitter se sot “po vazhdojnë diskutimet politike në nivelin e ekspertëve”.

Bashkërenduesi shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hysnei tha pas takimit të sotëm se “bisedimet ishin konstruktive”, por pa dhënë hollësi, ndërsa nënvizoi se “ky proces është skajshmërisht politik, nuk ka më gjë teknike”.

“Nuk mund ta zvarrisim më procesin tash e tutje duke trajtuar tema separate të cilat mund të zbatohen mund të mos zbatohen, të cilat varen nga vullneti i mirë dhe i vyer e secilës palë. Tashti po flasim për një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht e obligueshme të cilën do të detyrohen të dyja palët ta zbatojnë në terren sepse do ta ketë vulën ndërkombëtare”, tha ai.

Procesi i bisedimeve u gjet nën kritika në Kosovë ku thuhet se me Serbinë duhet të diskutohet vetëm për njohje dhe duhet shmangur çdo mundësi që procesi të stërzgjatet me diskutime teknike.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përsëriti qëndrimin se bisedimet nuk kanë alternativë dhe se sipas tij bisedimet teknike kanë përfunduar. Nëpërmjet llogarisë së tij në facebook, kryeministri Hoti tha se Kosova ka nisur bisedimet për njohje të ndërsjellë dhe sot sipas tij në Bruksel fillon hartimi i kësaj marrëveshje.

Në takimin e sotëm që u zhvillua në nivel ekspertësh çështja kryesore ishte ajo e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Për, Ahmet Grajqevcin, që udhëheqës Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës ky proces nuk pritet të jap shumë rezultate.

“Kishte me qenë mirë që së pari njerëzit e gjallë që i mori dhe sot familjarët nuk e dinë ku janë dhe të gjallë i mori dhe të gjallë i kërkojmë. Përgjegjësia dhe adresa është Beogradi. Do të thotë unë kam biseduar edhe me familjarë gjatë kësaj jave dhe janë skeptikë se kjo do të përfundojë ashtu siç e kërkon koha dhe vet procesi i punës”, tha zoti Grajqevci.

Zoti Grajqevci thotë se Serbia duhet të jap përgjegjësi për personat e zhdukur.

“Kemi kërkuar që Serbia t’i gjejë më të dashurit tanë, ajo është numër një sepse çdo proces rreth kidnapimit të personave dhe zhdukjen e tyre ne kemi kërkuar që të na japin llogari se ku janë, ku kanë përfunduar dhe deri ku ka përfunduar rrugëtimi i tyre. Do të thotë kjo do të ishte më e mira sepse çdo gjë e ka kryer në mënyrë komanduese dhe administrative, nuk është një proces që ka shkuar ad-hoc, ata që i kishim të vrarë na i nxori nga varrezat masive dhe bëri krim mbi krimin mbi trupat e shqiptarëve, ne e dimë që ato eshtra do t’i kthejw por ata të cilët i mori të gjallë i kërkojmë të gjallë”, tha ai.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se kjo organizatë ka kërkuar vazhdimisht që çështja e personave të zhdukur të jetë pjesë e bisedimeve.

“Po shpresoj që palët do të dakordohen që në rend të parë këtë temë ta trajtojnë si një temë humanitare jo politike, po shpresoj çështja e zhdukurve nuk do t’u shërbej palëve që negociojnë me të apo të themi të bëjnë një lloj tregtie me këtë, definifisht kjo çështje duhet të shihet si humanitare dhe ashtu të trajtohet. Nuk besoj që do ta rëndoj më tej procesin e dialogut sigurisht palët kanë edhe tema tjera që janë të rënda por nëse palët dakordohen që të punojnë më shumë dhe ta zgjedhim apo tentojnë ta zbardhin fatin e personave të zhdukur atëherë këtë e shoh si dialog të suksesshëm”, tha zoti Blakaj.

Ai thotë se secila palë duhet të marr përsipër që të gjejë lokacionet e varrezave individuale apo masive dhe të zbardhin informacionin për fatin e personave të cilët edhe sot janë raportuar si të zhdukur.

“Janë mbi 1 mijë e 600 familje që për 21 vjet me radhë jetojnë me dhimbjen e tyre të përditshme sepse anëtarë të familjes së tyre janë të zhdukur edhe sot e kësaj dite. Pra është numër i konsiderueshëm dhe është vështirë që tash pas 21 vitesh të gjurmohet fati mirëpo unë jam i sigurt që diku janë informacionet dhe që palët me një përkushtim më të madh mund të vijnë deri te informacionet për gjetjen e lokacioneve të varrezave qofshin ato individuale apo masive, pra mund të bëhet edhe tash dhe duhet të bëhet maksimumi që të zbardhet fati i personave të zhdukur”, tha zoti Blakaj.

21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG