Lidhje

Shqipëri: Një tjetër vdekje dhe 82 të prekur nga COVID-19


Në Tiranë, zyrtarët e shëndetësisë publike njoftuan për një tjetër vdekje dhe 82 raste të reja personash të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë javës së fundit koronavirusi u përhap me shpejtësi në shifra edhe më të larta se ato të valës kryesore së pandemisë.

Shqipëri: Një tjetër vdekje dhe 82 të prekur nga COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:47 0:00

Visuri korona u kthye sërish në qendër të shqetësimeve të opinionit qytetar gjatë kësaj jave pas shtimit të papritur të personave të infektuar.

Një pacient 68 vjeçar nga Puka ndërroi jetë pas gjendjes së rëndë, i intubuar prej disa ditësh. Kjo është humbja e 37 njerëzore për shkak të COVID-19 qysh nga nisja e pandemisë në fillim të marsit.

Ndërsa Instituti I Shëndetit Publik njoftoi për 82 raste të reja me Covid-19. Ky është një tjetër rekord ditor i epidemisë, e cila u përkeqësua me një seri shifrash në rritje gjatë javës së fundit nga 36 raste, 38, 42, 44, 48, të dielën 57 të infetuar, 69 të hënën dhe deri 82 të infektuar sot.

Shifrat e kësaj jave janë më të lartat në 4 muaj dhe nuk arritën asnjëherë gjatë marsit dhe prillit, kur u vlerësua se pandemia shënoi një valë kulmore.

3 muaj më parë, më 14 mars, autoritetet shëndetësore bënë thirrje publike për të mbledhur mjekë vullnetarë, ndërsa rastet e infektuara ishin 38 vetë, ndërsa sot janë më shumë se dyfishi, pra 82 të infektuar.

Ndërsa gjatë prillit, maksimumi ditor i të infektuarve ishte 29 vetë, ndërsa sot të infektuarit janë afro 3 herë më shumë.

Nga 364 testime të reja u konfirmuan 82 persona pozitivë, nga raste të mëparshme dhe raste të reja në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Pjesa më e madhe e tyre janë 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë dhe nga 1- 3 raste janë në Kamëz, Kukës, Elbasan, Fier, në Korçë dhe Pukë.

Gjithsej janë 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Në Spitalin Infektiv mbahen të shtruar 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Përfaqësuesit e shëndetit publik pohojnë se shtimi i rasteve të reja ka ardhur në biznese, institucione publike e private, ndërmarrje me shumë punëtorë, ku nuk po respektohen rregullat e parandalimit të COVID-19 ku hyjnë veprime të thjeshta si maska dhe distanca fizike.

Gjatë 4 muajve të pandemisë në Shqipëri janë deri tani 1672 të prekur dhe 37 vdekur, si dhe mbi 1 mijë të shëruar.

Numri i testeve për 4 muaj është mbi 21 mijë, dhe ditët e fundit përkoi që shtimi i testeve zbuloi më shumë të prekur, të cilët iu kthyen vendeve të punës dhe lëvizjes së lirë pas një karantine 8 javore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG