Lidhje

Polemikat: Ç'do të bëhet me statujën e Gjeneralit Lee?


Më 4 qershor, guvernatori i shtetit amerikan Virxhinia, Ralph Northam, njoftoi se statuja e Gjeneralit të Konfederatës Robert E. LeeRichmond që ka qëndruar në qendër të qytetit për 130 vjet, do të hiqet. Çështja u zhvendos me shpejtësi drejt gjykatave, dhe një gjykatës Richmond e ka ndaluar përkohësisht shtetin të heqë statujën në Monument Avenue.

Heqja e statujës së Gjeneralit Lee
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:29 0:00

Kështu filloi qershori në Richmond, Virxhinia - mijëra protestues u mblodhën në Bulevardin e Monumenteve në qendër të qytetit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një grupi statujash të udhëheqësve të konfederatës që kanë qëndruar në qendrën e qytetit për më shumë se një shekull.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit; por më vonë kërkoi falje për këto veprime.

Vetëm disa ditë më vonë, guvernatori i Virxhinias Ralph Northam njoftoi planet për të hequr statujën e Gjeneralit të Konfederatës Robert E. Lee, komandantin e Ushtrisë së Shteteve të Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane.

"Po e udhëzoj departamentin e shërbimeve të përgjithshme për të hequr statujën e Robert E. Lee sa më shpejt të jetë e mundur... Do të futet një depo, dhe do të punojmë me komunitetin për të përcaktuar të ardhmen e tij... E di se disa do të protestojnë, disa do të thonë se Lee ishte një njeri i nderuar, unë njoh shumë njerëz që do të zemërohen. Por miqtë e mi, unë besoj në një Virxhinia që studion të kaluarën e saj në një mënyrë të ndershme", tha Guvernatori Northam.

Ishte një këshilltar i qytetit Richmond, Michael Jones, i cili filloi të kërkojë heqjen e statujave të konfederatës nga Bulevardi i Monumenteve tre vjet më parë, në 2017. Ai insistoi se ruajtja e statujavelartësojnë njerëzit që mbështetën pronarët e skllevërve gjatë Luftës Civile janë fyese për popullatën afrikano-amerikane.

Babai im u rrit në këtë qytet. Nëna ime u rrit në këtë qytet. Po kështu edhe gjyshërit. Më vjen mirë që do të hiqet!, tha zoti Jones.

Sidoqoftë, jo të gjithë pajtohen me vendimin e guvernatorit. Organizatat e trashëgimisë së konfederatës besojnë se statuja duhet të mbetet aty ku ishte për më shumë se një shekull; dhe senatorja e shtetit Virginia, Amanda Chase filloi një peticion në internet ku thuhet se statuja e Gjeneralit Lee duhet të ruhet, ashtu si edhe statuja të tjera të konfederatës në Richmond. Senatorja Chase thotë se nuk mohojnë se këta njerëz mbështetën skllavërinë, por ajo këmbëngul se ata nuk mund të përcaktohen vetëm nga kjo gjë.

"Unë kam folur kundër fshirjes së historisë së Virxhinias. Nuk është pronë e kryebashkiakut Stoney, i përket historisë së të gjithë virxhinasve. Është historia jonë! Le të jemi të sinqertë këtu, ka një përpjekje të qartë këtu për të fshirë tërë historinë e bardhë. Kjo është ajo që po kërkojnë të bëjnë", thotë Senatorja Chase.

Shoqata Amerikane e Historisë pjesërisht pajtohet me senatoren, megjithatë ata shtojnë se ndërsa është e rëndësishme të njihen figura të ndryshme historike, jo të gjithë duhet të respektohen.

Mund ta ruani historinë tuaj në shumë mënyra të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të nderoni dikë. Problemi qëndron tek vendndodhja ku ekziston ajo statujë tani dhe funksioni i asaj statuje. Nuk është thjesht duke thënë 'kjo është një pjesë e historisë', por është duke thënë 'ne e nderojmë këtë njeri'. Dhe qëllimi për ta transferuar atë në ndonjë vend tjetër është të themi 'jo, ne nuk e nderojmë një njeri, arritja kryesore e të cilit në jetë ishte të bënte tradhti në emër të së drejtës së disa njerëzve për të zotëruar njerëz të tjerë'", thotë James Grossman, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Historisë Amerikane.

Historianët shtojnë se disa monumente të diskutueshme mund të qëndrojnë në shtëpitë muze. Kjo do t'i largonte nga qendra e qytetit dhe do t'i shpëtonte nga vandalizmi - diçka që statujat e qytetit Richmond e kanë përjetuar disa herë.

"... Jashtë hapësirës publike dhe të vendosen në një muze ... Unë mendoj se i kursen qytetit shumë para - kushton shumë jo vetëm për t'i mirëmbajtur ato monumente, por edhe për t'i pastruar pasi javandalizuar. Në disa mënyra, unë mendoj se kjo na jep një mundësi për t'i mbajtur, për të treguar një histori dhe duke kursyer para - të gjitha së bashku", thotë Julian Hayter, historian Universitetin e Richmond-it.

Por organizata për Ruajtjen e Bulevardit të Monumenteve ka një mendim tjetër për këtë çështje. Ata besojnë se monumentet janë një pjesë e pandarë e historisë së qytetit dhe ato nuk mund të hiqen.

Monumenti i Gjeneralit Lee i përket shtetit, kështu që guvernatori është i autorizuar të marrë vendimin për heqjen e tij. Më 9 qershor, një gjyqtar i Richmond-it bllokoi përkohësisht urdhërin e Guvernatorit Northam për heqjen e statujës. Shteti duket se po përgatitet të zbatojë planet për heqjen pasi të përfundojë urdhëri 10-ditor. E ardhmja e statujave të tjera do të vendoset nga këshilli i qytetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG