Lidhje

Oakland, përpjekje për ndryshim të metodave të policisë


Ishte vendlindja e lëvizjes Panterat e Zi në vitet 1960. Skena e valëve të protestave pas vdekjes së një afrikano-amerikani në një stacion treni në vitin 2009. Ishte edhe vendi ku në vitin 2013 u krijua shprehja "Black Lives Matter" ose “Jetët e Afrikano-amerikanëve kanë Rëndësi”.

Me 400,000 banorë, qyteti i Oaklandit ka qenë prej kohësh një skenë konflikti midis forcës së tij policore dhe një pjese të komunitetit.

Por vdekja e fundit nën arrest e një afrikano-amerikani gati 4,000 kilometra largë, në Mineapolis të Minesotës, i ka nxitur banorët të bëjnë një analizë më të hollësishme të mënyrës se si po vepron policia në qytetin e tyre.

Në mesin e tyre është edhe Tamara Lawrence, një afrikano-amerikane që mori pjesë në marshimin e fundit së bashku me motrën e saj.

"Kjo ka ndodhur që një kohë tepër të gjatë, kur gjyshërit e mi ishin gjallë," tha ajo. "Dhe ne ende po përballemi me të njëjtat gjëra."

Zonja Lawrence, punonjëse administrative, tha se ajo dëshiron që të gjithë sistemi i drejtësisë penale të rindërtohet.

Një bord me pushtet i përbërë nga qytetarë

Ndryshimi në Departamentin e Policisë në Oakland ka qenë i ngadaltë. Në 17 vitet e fundit, një vëzhgues federal ka mbikëqyrur përpjekjet për të reformuar policinë si pjesë e një zgjidhjeje të shkeljeve të policisë.

Në vitin 2016, votuesit e Oaklandit krijuan një bord të përbërë nga qytetarë jo të zgjedhur, vullnetar, për të shqyrtuar çështjet disiplinore të policisë dhe për të rekomanduar ndryshime të politikave.

Në shkurt, në një vendim të përbashkët me kryebashkiakun e Oaklandit, komisioni shkarkoi shefin e policisë.

Masa tërhoqi vëmendjen e John Jones III, një aktivist i komunitetit, i cili u burgos në moshën 16 vjeçare për përfshirje në një vrasje.

Shkarkimi i shefit të policisë "e shndërron komisionin policor nga një organ simbolik në një entitet me dhëmbë dhe fuqi reale", tha zoti Jones.

Ai ka ndjekur nga distanca protestat në Oakland. Ai thotë se përpiqet të shmangë situatat që mund ta vendosin atë në konflikt me policinë.

"Janë shumë nxitëse imazhet dhe gjërat që kam përjetuar", tha ai. “Dy nga miqtë e mi të fëmijërisë u vranë nga Departamenti i Policisë së Oaklandit. Kur isha 12 vjeç u përplasa në një mur dhe një polic i bardh përdori fjalën N (Nigger, një shprehje përbuzese e përdorur kundër afrikano-amerikanëve nga të bardhët) ndaj meje. Gjithë kohën më janë drejtuar armët."

Demonstrators attend a "Sit Out the Curfew" protest against the death of George Floyd who died on May 25 in Minneapolis whilst in police custody, along a street in Oakland, California on June 3, 2020. - US protesters welcomed new charges against…
Demonstrators attend a "Sit Out the Curfew" protest against the death of George Floyd who died on May 25 in Minneapolis whilst in police custody, along a street in Oakland, California on June 3, 2020. - US protesters welcomed new charges against…


Angazhimi njerëzor i policisë

Jones tha se ai ishte inkurajuar nga një masë tjetër e komisionit, rekomandimi i tij, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, për të kufizuar kontrollet e policisë ndaj njerëzve të liruar me kusht pa prova dhe pa një urdhër të gjyakatës.

Regina Jackson, kryetare e komisionit të policisë, thotë se disa nga ndryshimet që i mbështet komisioni i saj kanë të bëjnë me ndryshimin e kulturës. Në vend që të pyesin shoferët gjatë kontrolleve nëse janë në lirim me kusht, që mund të tensionojë një person, policia e Oaklandit tani është udhëzuar të bëjë pyetje më neutrale, për shembull "Si jeni?"

"Kjo e bën më njerëzor angazhimin fillestar. Pra, krijon një raport të ndërsjellë", thotë Regina Jackson, kryetare e Komisionit të Policisë në Oakland.

Police officers detain demonstrators in Oakland, California, June 1, 2020.
Police officers detain demonstrators in Oakland, California, June 1, 2020.

Prostestat vdekjeprurëse

Disa protestues po bëjnë thirrje për pezullimin e fondeve të policisë së Oaklandit, një slogan i përsëritur në protestat në mbarë vendin. Në një qytet, ku 10 njerëz u vranë javën e kaluar, është e vështirë që një hap i tillë të mbështetet nga politikëbërësit e Oaklandit, thotë Bruce Donelan, president i Shoqatës së Oficerëve të Policisë së Oaklandit.

"Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me zgjedhjen e një rruge, ku ne braktisim viktimat e krimit të dhunshëm në këtë qytet në përpjekjet për të zgjidhur një çështje duhet të trajtohet", tha Bruce Donelan, President, Shoqata e Oficerëve të Policisë së Oaklandit.

Për udhëheqësit e qytetit, të gjitha vendimet janë një formë kompromisi.

"Nëse shkurtimet e fondeve për policinë e qytetit të Oaklandit do të dëmtonin aftësinë tonë për të hetuar krime të rënda dhe të dhunshme, atëherë përgjigjja është jo, nuk do ta bëjmë atë", tha Dan Kalb, anëtar i Këshillit të Qytetit të Oaklandit.

Megjithatë, nëse shpërbërja e forcës policore nuk ka të ngjarë të realizohet, udhëheqësit e qytetit dhe aktivistët e komunitetit thonë se kërkojnë nga komisioni që të përqëndrohet në çështjet e policisë, duke shqyrtuar metodat e angazhimit të saj.

"Oaklandi nuk është i veçantë. Ne kemi patur mjaft ndikime të tmerrshme. Çfarë duhet të ndryshojmë për shkak të tyre? Në këtë pikë mund të angazhohet komisioni ynë", tha Regina Jackson, kryetare e Komisionit të Policisë në Oakland.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG