Lidhje

Tiranë, reforma zgjedhore në qendër të polemikave partiake


Tiranë, reforma zgjedhore në qendër të polemikave partiake
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

Në Tiranë, reforma zgjedhore është edhe të enjten temë qendrore e debateve politike. Përfaqësues të diplomacisë amerikane dhe europiane u takuan përsëri sot pas ndërmjetësimit të një marrëveshjeje mes partive politike shqiptare.

Tiranë, reforma zgjedhore në qendër të polemikave partiake
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

Reforma zgjedhore zuri përsëri sot vend kryesor në polemikat politike të kryeqytetit, ndërsa diplomatët amerikanë dhe europianë u takuan sërish për të diskutuar mbi situatën politike të Shqipërisë, në prag të një marrëveshje të shumëpritur mes forcave kryesore politike.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ftoi për një takim në zyrat e delegacionit europian, ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe atë britanik, Duncan Norman, dhe drejtuesin e përfaqësisë së OSBE-së, ambasadorin Borchardt. Kryeministri Edi Rama përmendi bisedimet gjatë një fjale në parlament, duke shpjeguar lëshimet e bëra nga ana e shumicës socialiste.

“Pavarësisht se ne mund ta bënim këtë process në mënyrë të njëanshme, pavarësisht se ne mund të gjenim votat në këtë parlamentpa pritur asnjë lloj konsensusi apo autorizimi nga ata që e braktisën parlamentin, ne nuk e bëmë këtë” - tha kryeministri Edi Rama.

Diplomatët perëndimorë u takuan edhe një ditë më parë me ftesë të ambasadores amerikane, ku ndërmjetësuan për disa orë një marrëveshje mes forcave politike për reformën zgjedhore. Në fund të takimit, ambasadorja Kim tha se qeveria bëri lëshime nga pozicioni i saj dhe tashmë ishte radha të fliste opozita.

“Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë, - deklaroi ajo para gazetarëve. - Është një marrëveshje që mund ta verë Shqipërinë në mënyrë të vendosur në rrugën e anëtarësimit në BE. Përmban masa që janë trajtuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR, por që mund të përfaqësojnë një hap përpara për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”.

Ambasadorja amerikane theksoi se “tani është koha për opozitën, për Partinë Demokratike, për mikun tim Luli Basha që të balancojnë të gjithë faktorët, dhe të thonë "PO" për popullin shqiptar, të thonë "PO" për Shqipërinë në Europë.Topi është në fushën e tij. E ardhmja është në duart e tij”, - tha ambasadorja Kim.

Ajo shpjegoi se “në një negociatë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë i kërkohet që të japë. që të fitojë Shqipëria. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli mund të fitojë akoma më shumë”. Ambasadorja Kim shtoi se “çdo palë dha, por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se si partia në pushtet ata kanë privilegje dhe përgjegjësi më shumë që të jepnin më shumë se të tjerët, dhe në fakt ata e bënë. Përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të mërkurën në mbrëmje, se “ka mbetur një çështje pa zgjidhur” dhe se opozita “do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”. Zoti Basha zhvilloi sot një takim mbi negocimin dhe konsensusin për reformën zgjedhore me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, mbi marrëveshjen për këtë reform. Sipas tij, vetëm një çështje ka mbetur pa u zgjidhur dhe kjo është depolitizimi i administratës zgjedhore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG