Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, reflektoi të premten lidhur me mësimet e Luftës së Dytë Botërore, në 75 vjetorin e fundit të saj në Evropë, ndërsa bota përballet me sfidën më të madhe të përbashkët që atëherë: koronavirusin.
“Mënyra se si reagojmë ndaj sfidës së re para nesh, pandemia COVID-19, mund të jetë po aq e rëndësishme sa rindërtimi i botës pasi u rrëzua fashizmi”, tha shefja politike e OKB-së, Rosemary DiCarlo në një takim virtual të mbi 80 vendeve, përfshirë afro 50 ministra të jashtëm, organizuar nga Estonia që këtë muaj ka kryesinë e radhës së Këshillit të Sigurimit.
Fundi i gjashtë vjetëve brutalë lufte, vdekjeve masive dhe shkatërrimit në Evropë, shënoi një pike kthese.
Nga hiri i atij shkatërrimi, u krijuan Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja dhe bashkë me to një rend i ri botëror.
“COVID-19 është një provë për njerëzimin tonë por edhe për vetë systemin multilateral. Rendi ndërkombëtar – me Kombet e Bashkuara në qendër të tij – duhet të ruhet dhe të forcohet”, tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Ai shprehu shqetësimin se pandemia ka tronditur shoqëritë dje ka ekspozuar vendet e brishta ndaj një rreziku të madh.
“Ka potencialin që të thellojë konflikte ekzistuese dhe të shkaktojë tensione të reja gjeopolitike. Është një kujtesë se paqja, demokracia dhe mirëqenia, duhet të ushqehen, zgjerohen dhe bëhen më gjithëpërfshirëse”, tha ai.
Disa diplomatë paralajmëruan se 75 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, disa nga karakteristikat e Gjermanisë naziste, po rishfaqet në skenën botërore.
“Zërat e populizmit, autoritarianizmit, nacionalizmit dhe ksenofobisë, po dëgjohen më fort. Ne duhet t’u bëjmë ballë atyre që do të donin ta kthenin botën pas tek një e kaluar e dhunshme dhe e turpshme”, tha zonja DiCarlo.
Gjermania, që ishte agresorja në Luftën e Dytë Botërore dhe tani është një nga vendet udhëheqëse në skenën evropiane dhe botërore, shprehu gjithashtu shqetësim për nacionalizmin në rritje.
“Në Gjermani ne kemi një thënie: ‘Ai që mbyll sytë ndaj të kaluarës, do të jetë i verbër ndaj së tashmes”, tha ministry i jashtëm gjerman, Heiko Maas said. Ai bëri thirrje për mbështetje politike për institucionet ndërkombëtare dhe multilateralizmin dhe mbështeti thirrjen e kreut të OKB-së për një armëpushim global humanitar.
Më 23 mars, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim, në mënyrë që të përqendrohej vëmendja dhe burimet tek lufta ndaj virusit.
Dhjetra vended he të paktën 16 grupe të armatosura kanë rënë dakord, por deri tani Këshilli i Sigurimit me 15 vende nuk ka qenë në gjendje të miratojë një rezolutë në mbështetje të armëpushimit.
Facebook Forum