Lidhje

Shqipëri, 8 raste të reja me COVID-19


Në Shqipëri Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjeti nga testimet e fundit edhe 8 qytetarë të prekur me Covid-19, nga të cilët 3 në Tiranë, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast.

Në dy spitalet COVID janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.

“Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin e thelluar epidemiologjik” - tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë 10 javëve të epidemisë janë kryer mbi 10 mijë testime deri sot dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. Nga këta 620 qytetarë tashmë janë shëruar ndërsa janë 199 persona aktivë me COVID19. Gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve dhe indikator i pozitivitetit është nën 5 %, që tregon kontrollin e virusit.

18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dolën të gjithë negativë për COVID19.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT po vazhdojnë testimet serologjike për grupet më të riskuara ndaj COVID-19.

440 staf mjekësor dhe pacientë të testuar janë me një nivel 11.2 % të pozitivitetit. Në një fazë të dytë do të zgjerohen testimet në popullatë për të parë përqindjen e atyre, që e ka kaluar sëmundjen.

Një strategji e rihapjes nisi të zbatohet nga data 27 prill, dhe lehtësimi i masave për qytetarët dhe bizneset u miratua nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Ata pohuan se lehtësimi i masave do të vijojë, nëse do të jetë një situatë e qëndrueshme, ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG