Lidhje

 
Kosovë, vullnetarët në luftën kundër koronavirusit

Kosovë, vullnetarët në luftën kundër koronavirusit


Një grup vullnetarësh shërben në qendrën e studentëve në Prishtinë, që është shndërruar në karantinë për qytetarët që kthehen nga jashtë Kosovës gjatë kohës së pandemisë.

Kosovë: Vullnetarët ndihmojnë në qendrën e karantinës për COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Arta Mazreku, është pjesë e grupit të vullnetarëve nga fusha të ndryshme që ndihmojnë personat në karantinë.

“Punët që kryejmë këtu ne stafi i logjistikës është që të kujdesemi për mirëqenien, ushqimin e të karantinuarve në konviktet në qendrën studentore, u dërgojmë dy herë në ditë shujtat ushqimore që i përgatit mensa e konviktit. Ushqimet janë të ndryshme në secilën shujtë, ne i bartim ato në secilën dhomë dhe ua dërgojmë personave që gjinden në dhomë. Vullnetarët e stafit mjekësor kryejnë kontrolle të përditshme tek personat që kanë ankesa dhe nuk kanë ankesa për të qenë kështu nën kontroll të gjendjes që është brenda prej secilit të banorëve”, tha zonja Mazreku.

Që nga 18 marsi në këtë qendër që shërben si karantinë, kanë qëndruar rreth 1 mijë perosna. Të gjithë duhet të qëndrojnë 14 ditë në këtë vend ku u bëhen edhe testet për COVID-19.

Doktor Valdet Hashani menaxher i karantinës thotë këto procedura bëhen me rekomandim të institucioneve përgjegjëse për ta mbajtur nën kontroll pandeminë.

“Të gjithë ata që rezultojnë negativ në ditën e 15 lëshohen në shtëpi për vetizolim, përcillen nga policia deri në shtëpi dhe për të vetmin qëllim që ne të dimë pikat e vatrës nëse rastësisht na shpërthen me e ditë dhe për t’i pasur në kontroll këto vatra”, tha doktor Hashani.

Zoti Hashani thotë se që nga data 9 prill kur janë shënuar dy raste me COVID-19 në këtë qendër, nuk janë regjistruar raste të tjera. Punën e vulnetarëve ai e cilëson të domosdoshme.

“Do të thotë hyjnë të paktën njëherë në ditë dhe marrin intervista ose anamneza mjekësore dhe varësisht prej gjendjes patologjike të tyre ata i thirrin ekipet e mjekësisë familjare apo nëse ka nevojë edhe konsulenca tjera qoftë psikiatrike, ortopedike apo patologji tjera varësisht se në çka gjendet ose me çka ballafaqohet qytetari i Kosovës i cili gjendet këtu në karantinë”, tha doktor Hashani.

Janë gjithsej 33 vullnetarë të angazhuar për 24 orë në ditë. Pas çdo vizite në qendrën e karantinës, vullnetarët i nënshtrohen dezinfektimit.

“Në një njërën anë kur kemi vendosur që ta kryejmë këtë punë e kemi pasur parasysh që të qëndrosh i mbyllur 14 ditë normal që mund të frustrohesh apo të bëhesh nervoz, etj, ndonjëherë ndodh që banorët nuk janë më të sjellshmit në botë me ne por është e tejkalueshme gjithçka. Ndonjë problem më të madh nuk ka pasur siç thash edhe më herët ka pasur ndonjë ankesë për shëndet nga njerëz që kanë pasur edhe më herët ankesa dhe jo që i kanë fituar këtu në karantinë”, thotë vullnetarja Arta Mazreku.

Deri të shtunën mbrëma në Kosovë janë regjistruar 731 raste të të prekurve nga koronavirusi, nga të cilët 21 kanë humbur jetën, ndërsa 165 janë shpallur të shëruar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG