Testimet e fundit për COVID-19 në Shqipëri gjetën edhe 15 raste të reja positive. Shumica e tyre janë në Tiranë, ndërsa më pak raste të shkëputura në Mirditë, Shkodër, Kukës, Has dhe Kurbin.
Këto raste të reja dolën nga afro 260 raste të reja ditore, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve në 10 javë është afro 6 mijë e 768, dhe nga këto teste janë zbuluar 678 raste pozitive, ose 10 për qind e totalit.
Në dy spitalet COVID janë të shtruar 38 pacientë, 8 nga të cilët janë në terapi intensive.
Shqipëria ka aktualisht 257 të sëmurë aktivë me COVID dhe 27 vdekur.
Qytetet më shumë të prekura nga 20 bashkitë e infektuara deri tani janë Tirana, Shkodra e Kruja, e më tej Durrësi, Fieri e Kurbini.
Facebook Forum