Lidhje

Ish-zyrtari amerikan: Më shkarkuan se isha kundër hidroksilklorinës


Ish-drejtori i një agjencie të rëndësishme amerikane, e ngarkuar me zhvillimin e ilaçeve për të luftuar pandeminë e koronavirusit, tha të mërkurën tha se ai u pushua nga detyra pasi kishte bërë thirrje për verifikim të kujdesshëm të një mjekimi të reklamuar shpesh nga Presidenti Donald Trump.

Rick Bright tha në një deklaratë se ai ishte zëvendësuar në pozitën e drejtorit të Autoritetit për Kërkime e Zhvillim të Avancuar në Biomjekësi (BARDA) dhe se ishte caktuar në një tjetër detyrë pasi ai u kishte rezistuar përpjekjeve për të nxitur përdorimin e hidroksilklorinën dhe klorokinës si kurë për COVID-19.

"Ndërsa jam i përgatitur të shoh të gjitha mundësitë e të mendoj me një qasje të re për trajtime efektive, u rezistova me të drejtë përpjekjeve për t’i ofruar një ilaç të paprovuar publikut amerikan" tha zoti Bright në një deklaratë, që u publikua nga media të shumta amerikane ditën e mërkurë.

Zoti Bright tha se qeveria amerikane i ka reklamuar ilaçet si një "zgjidhje për sëmundjen" edhe pse "qartësisht nuk ka prova shkencore" për to.

Zoti Bright është lidhur me një firmë juridike, “Katz, Marshall & Banks”, e njohur për përfaqësimin e atyre që njihen si sinjalizues. (Termi “sinjalizues” nënkupton çdo person, i cili kallëzon apo zbulon informacione në lidhje me shkelje të ndryshme).

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane, që mbikëqyr "BARDA-n", tha të martën se zoti Bright ishte caktuar javën e kaluar në një detyrë tjetër, në një institucion të parneritetit publik-privat në varësi të Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Zyrtarët e BARDA-s nuk iu përgjigjën një kërkese për koment të mërkurën. Zoti Bright, një ekspert për vaksinat dhe terapitë, u emërua si drejtor i BARDA-s në 2016-n përpara se zoti Trump të merrte detyrën si president.

Zoti Trump e ka reklamuar në mënyrë të përsëritur klorokinën dhe hidroksiklorokinën si ilaçe për trajtimin e mundshëm të COVID-19, duke thënë në fillim të këtij muaji: "unë do ta përdorja", edhe pse mjekët kanë thanë se efektiviteti i këtyre ilaçeve nuk është provuar dhe se kërkohet kryerja e të tjera testimeve.

Në mungesë të ndonjë trajtimi efektiv, mjekët në vijat e para të frontit kundër pandemisë thanë se kishin nisur të përdorin hidroksilkorinën dhe klorokinën tek pacientët në një situatë të përkeqësuar bazuar në një grup të vogël studimesh që sugjerojnë se mund të ketë përfitim prej përdorimit të tyre. Disa thanë se janë vënë nën presionin e pacientëve për ta përdorur këtë terapi që është reklamuar fuqishëm nga presidenti Trump e të tjerë persona.

Pasi asgjencia "Reuters" raportoi lidhur me këtë gjë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve hoqi nga faqja e internetit udhëzimet tejet të pazakonta, që informonin mjekët se si të jepnin receta për këto ilaçe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG