Lidhje

Bizneset familjare përballë kostos nga virusi vdekjeprurës


Paketa financiare prej 2 trilion dollarësh për të lehtësuar situatën e krijuar nga virusi COVID-19, më e madhja në historinë e Amerikës, ka të ngjarë që të mos jetë e mjaftueshme për të shpëtuar shumë biznese të vogla që po përpiqen të mbijetojnë gjatë kësaj periudhe izolimi. Këto mbyllje përbëjnë një problem të veçantë kryesisht për zonat rurale në Shtetet e Bashkuara, ku distancat mes qyteteve janë të mëdha dhe sherbimet e dërgesave, jetësore për bizneset e vogla, nuk funksionojnë.

Kjo është zona malore e shtetit Vermont, ku zakonisht përfundon sezoni i skive. Por njoftimet e shtypit mbi përhapjen e

koronavirusit bënë që Melissa Ellis të mbyllte kompaninë e saj të dhënies me qira që nga mesi i marsit.

“Është një realitet i hidhur dhe duhet marrë me seriozitet.”

Epiqendra e koronavirusit, qyteti i Nju Jorkut, është vetëm katër orë larg, edhe pse Ellis thotë se mund të kishte dhënë me qera banesa për nju jorkezët që donin të strehoheshin në Vermont.

“Më vjen keq që ka njerëz që mund të kishin patur shumë nevojë për ne, por unë me punonjësit e mi dhe banorët lokalë nuk jemi të përgatitur për një gjë të tillë.”

Një humbje e madhe për Vermontin që përfiton 2.8 miliardë dollarë në vit nga turizmi. Peter Welch është ligjvënës demokrat nga Vermonti.

“Jam shumë i shqetësuar për industrinë e turizmit në veçanti. Ka një lidhje të ngushtë mes popullsisë lokale dhe zonave të mëdha ku bëhet ski.”

Zonja Ellis është mes milionave që po aplikojnë për ndihmë në paketën 2 trilon dollarëshe të Kongresit amerikan.

“Nuk është një stimul. Paketa e ndihmës në të vërtetë është për të mbajtur gjallë trupin dhe shpirtin”, thotë ligjvënësi Welch.

Restorantet si ky në shtetin fqinj Nju Hampshire, po mundohen të mbijetojnë përmes dërgesave. Hapur ka qëndruar edhe ky dyqan për kafshët.

Media sociale po përcjell lajmin që ky biznes i vogël familjar vazhdon të jetë i hapur, por nuk dihet se si vjen puna. Brian Ahearn është pronar i dyqanit “Four Your Paws Only”.

“Gjëja e parë që mendojmë është se sa do zgjasë kjo situatë. Duhet të planifikojmë për furnizimet dhe gjëra të tjera. Po ashtu duhet të planifikosh për punonjësit në një afat kohorë prej 6 apo 7 muajsh. Nuk dimë çfarë të bëjmë, apo si të furnizohemi.”

Edhe korporatat e mëdha nëpër qytete janë përballë pasigurisë së një krize të paparë. Por droja është personale për ata që mbartin mbi kurriz një biznes të tërë, si Melissa Ellis.

“Gjëja më e frikshme është se njerëzit nuk po prenotojnë për sezonin e ardhëshëm dimëror.”

Kostoja që ka sjellë koronavirusi është e lartë në këto qytete të vogla, ku mundësitë për sukses kanë qënë gjithmonë pakëta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG