Duke bashkuar forcat pasi Bernie Sanders të hënën mbështeti fushatën presidenciale të Joe Biden, të dy kritikuan ashpër mënyrën e trajtimit që po i bën Presidenti Donald Trump paketës së stimulimit ekonomik të miratuar në Kongres për të luftuar krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Koronavirusi pengoi që Bideni dhe Sanders të shfaqeshin së bashku personalisht të hënën.
"Shqetësimi im është se administrata Trump do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë gjithnjë, dhe të sigurojë që përgjigja të hartohet në një mënyrë të tillë strukturore ku përfitimet të shkojnë tek të pasurit dhe ata që kanë lidhje", tha Biden.
"Në fakt, Donald Trumpi dhe ekipi i tij po përpiqen të largojnë mbikëqyrjen e plotë të programit të kredisë së korporatave. Trump shkarkoi Inspektorin e Përgjithshëm, detyra e së cilit është kontrolli i korrupsionit në korporata? Çfarë po përpiqet të fshehë? "
"Ajo që Trumpi dëshiron të bëjë është të harxhojë ato para pa na thënë se kush po i merr", u përgjigj Sanders. "A e beson këtë?"
Biden dhe Sanders e bënë të qartë se ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku, duke njoftuar formimin e gjashtë "grupeve të punës" të përbërë nga përfaqësues nga të dy fushatat për të punuar në hartimin e politikave që adresojnë çështje si ekonominë, arsimin, drejtësinë penale dhe imigracionin.
Mbështetja e Sandërit për Biden erdhi më pak se një javë pasi Sanders i dha fund fushatës së tij presidenciale. Ky ishte një zhvillim thelbësor për Bidenin, i cili duhet të krijojë ura lidhëse mes ndasive ideologjike në Partinë Demokrat për të bashkuar një koalicion që mund të mposht Trumpin.
Biden, 77 vjeçar, tashmë ka bërë disa premtime për progresistët duke përqafuar aspektet e politikave të Sandersit dhe Sen. Elizabeth Warren, si propozimi për faljen e shumicës së borxhit të studentëve dhe planin e falimentimit. Ai gjithashtu mbështeti planin e falimentimit të Warren.
Sanders, 78 vjeç, me siguri do të mbetet një forcë gjatë gjithë fushatës.
Biden dhe Sanders theksuan nevojën për të adresuar sfidat me të cilat përballen të rinjtë gjatë pandemisë, me Sandersin që e cilësoi atë si një brez të rinjsh që po kalojnë krizë pas krizës.
Facebook Forum