Lidhje

Shqipëri: Bujqësia në kushtet e koronavirusit


Ndërkohë që në qytet është kufizuar lëvizja dhe ndërmarrjet kanë mbyllur njëra pas tjetrës dyert, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga COVID-19, rreth 10 kilometër larg tij, në fshatin Oblikë, fermerët po vazhdojnë punët e përditshme në bujqësi.

Shqipëri: Bujqësia në kohën e koronavirusit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

Fermeri 34 vjeçar, Melazim Meti, thotë se ka pëlqyer të mos emigrojë dhe të qedrojë me prindërit dhe familjen duke punuar në fermën e tij të vogël. Oblika është furnizuesi karyesor i qytetit me perimet, ndaj ai thotë se është koha për të punuar që edhe qyteti të mos ketë mungesa në këto kohë të vështira të COVID-19.

"Situata në qytet është shumë e rënduar për arsye se qytetarët janë të izoluar dhe kanë nevojë të furnizohen me perime. Unë punoj vetë i treti, bashkë me familje, dhe kam 1200 metër katrorë sere", thotë ai.

Në këto kohë të vështira, thotë fermeri Meti, është e nevojshme që edhe qeveria të ketë një vemendje më të shtuar në drejtim të bujqësisë, duke suvencionuar prodhimin e fermerëve. Kështu, edhe furnizimi i qytetit gjatë kohës së pandemisë do të jetë më i sigurtë.

"Është e rëndësishme që të krijohen subvencionet për arsye që të ndihmohet për të pasur prodhim sa më shumë për furnizimin e qytetarëve me perime. Kështu që edhe ne të kemi dëshirë për të punu sa më tepër", thotë ai.

Arben Ceni, kryetari i Njësisë Administrative “Ana e Malit”, thotë se po bëhen përpjekje për të nxitur fermerët për të dalë me sa më shumë prodhime në tregun e qytetit. Vështirësitë janë të shumta, thote ai, por situata e pandemisë kërkon me shumë bashkëpunim.

"Kjo zonë shquhet për prodhimin e perimeve dhe si furnizuesi kryesor i qytetit me perime. Edhe në këto kushte që jemi tani, ne jemi duke inkurajuar fermerët, sidomos ata që merren me serat", thotë ai.

Por, shton zoti Cemi, ashtu siç po mbështeten sektoret e prodhimit në qytet, është e nevojshme të mbështeten edhe fermerët për të dalë në treg dhe për të garantuar artikujt bujqësor për qytetin.

"Në bazë të të dhënave që kemi si njësi administrative, në zonën tonë janë rreth 20 hektarë sera. Është ngritur një shoqatë e fermerëve të 'Anës së Malit'. Unë shpresoj që shteti do të verë dorë në subvencione pasi është shumë e domosdoshme që fermerët mos t’ia kthejnë kurrizin tokës", thotë ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG