Lidhje

Trump ofron ndihmë për shërimin e kryeministrit të sëmurë britanik


Trump - Johnson
Trump - Johnson

Presidenti Donald Trump ofroi ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili të hënën u dërgua në kujdes intensiv me koronavirus.

Në konferencën për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Trump tha se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore që "të kontaktojnë menjëherë Londrën”.

"Do të shohim nëse mund të jemi në gjendje të ndihmojmë. Kemi kontaktuar me të gjithë mjekët e Borisit dhe do të shohim se ç’mund të bëhet, por ata janë të gatshëm të shkojnë," tha Presidenti Trump.

Kryeministri britanik u transferua të hënën në kujdes intensiv pas rëndimit të simptomave të koronavirusit. 55 vjeçari Johnson u testua pozitivisht për virusin më 26 Mars.

Burime të ndryshme njoftuan se ai është i vetëdijshëm dhe zyrtarët konfirmuan se ai nuk ka nevojë për respirator.

I pyetur nga një gazetar për të specifikuar trajtimin e mundshëm me të cilin mund të ndihmohet kryeministri britanik, Presidenti Trump tha se fjala ishte për një trajtim shumë kompleks me mjete që sapo janë zhvilluar kohët e fundit. Ai tha se zyrtarët në SHBA kanë pasur takime me mjekët, dhe se “do të shohim nëse ata duan apo jo t’i hyjnë kësaj rruge mjekimi”.

Kryeministri Johnson u u shtrua në spital natën e së dielës dhe u është nënshtruar analizave pasi shfaqi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit për më shumë se 10 ditë, por qeveria kishte thënë më herët se ai ishte në humor të mirë dhe ende në krye të punëve.

Boris Johnson
Boris Johnson

"Gjatë pasdites së të hënës, gjendja e Kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor ai është transferuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv në spital," tha një zëdhënës.

I pyetur nëse Kryeministri Johnson e kishte minimizuar rrezikiun e koronavirusit, Presidenti Trump tha: "Unë mendoj se Borisi po e shikonte atë ndryshe, po e shikonte me mendimin që ‘le të presim se do të kalojë vetë’. Kishte shumë njerëz që mendonin ta kalonin kështu, në pritje, por më vonë e kupton se çfarë ndodh she shifrat bëhen gjigante.”

Presidenti Trump ofroi "urimet më të mira ndaj një miku shumë të mirë timin dhe të vendit tonë.” Ai tha se amerikanët po luten të gjithë për shërimin e tij."

Zoti Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab ta zëvendësojë përkohësisht në postin e kryeministrit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG