Ndihma e huaj që po jep Kina për koronavirusin, po konsolidon imazhin e Pekinit tek vendet në nevojë, thonë analistët por këto përpjekje po shoqërohen me pretendime të rreme sipas së cilave Shtetet e Bashkuara shkaktuan pandeminë, si edhe me fshehjen e përmasava të epidemisë brenda vendit. Ofertat e Kinës për të ndihmuar vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara po ngadalësojnë një pjesë së ndihmës së huaj, për t’u përqendruar kryesisht tek zbutja e pasojave të virusit brenda vendit.
Kina po dërgon avionë plot me paisje mjekësore në Spanjë, Itali, Malajzi, Filipine dhe madje dhe në Shtetet e Bashkuara për të parandaluar dhe trajtuar koronavirusin vdekjeprurës.
Analistët thonë se përpjekjet e Kinës, synojnë përmirësimin e imazhit të saj në vende të tjera.
“Diplomacia publike pozitive e Kinës, e mbështetur tek e mira publike, sidomos në vendet në zhvillim, ka shumë gjasa të shkojë në përfitim të fuqisë së butë të Kinës”, thotë Robert Daly, ekspert i Kinës në Qendrën Wilson.
Por analistët gjithashtu paralajmërojnë se veprimet e Kinës, janë pjesë e një fushate propagande për të mbytur kritikat se pandemia globale u perhaps aq shumë ngaqë qeveria autoritare i fshehu përmasat e saj për javë të tëra, duke ndëshkuar mjekët dhe disidentët që i ranë kambanës së alarmit lidhur me kërcënimin e koronavirusit.
Javët e fundit, zyrtarët kinezë kanë përsëritur një pretendim të rremë sipas së cilit, ushtria amerikane e çoi koronavirusin në Kinë , ndërsa janë shtuar pyetjet lidhur me origjinën e epidemisë që po kërcënon miliona vetë, me kosto triliona dollarë në tregëtinë globale.
“Kina është një arsoniste që tani po përpiqet të shuajë zjarrin që e filloi vetë. A do të donim që t’i njohim meritën për një gjë të tilllë?” thotë Dan Runde, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Kritikët thonë se edhe përgjigjia e administratës së Presidentit Trump është e veshur me politikë, kur fajëson publikisht Kinën, duke e quajtur koronavirusin, virusin e Wuhanit, për ta zhvendosur vëmendjen nga përgjigjia fillestare e ngadaltë e Uashingtonit.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara po japing miliona dollarë ndihmë për të luftuar koronavirusin në gjithë botën, Shtëpia e Bardhë po sinjalizon se disa paisje mbrojtëse nuk duhet të dërgohet jashtë vendit, duke u dhënë përparësi nevojave të brendshme.
“Në pjesën më të madhe, koronavirusi ka keqësuar dhe përshpejtuar një prirje që kishte filluar prej kohësh”, thotë analisti Daly.
Ndërsa Pekini bën të gjitha përpjekjet për rritur rolin e tij udhëheqës global, duke i shtuar mbështetjen për të luftuar koronavirusin, ndihmës së tij ndërkombëtare 1 trilion dollarëshe dhe fondit të investimeve, Presidenti Trump ka reduktuar angazhimet e huaja për t’u përqendruar brenda vendit.
Facebook Forum