Në një situatë pandemie globale siç është ajo e koronavirusit rrezikohet shëndeti fizik i qindra-mijëra vetëve në gjithë botën. Një nga pasojat më të rënda është ajo tek shëndeti mendor dhe gjendja emocionale, ndërsa njerëzve u duhet të ruhen se mos preken nga sëmundja por edhe të përshtaten me shpejtësi me një mënyrë jetese, shumë aspekte të së cilës bien ndesh edhe me natyrën njerëzore. Cila pjesë e publikut rrezikohet më shumë, si t’i dallojmë shenjat e stresit dhe depresionit dhe si të marrim masa për t’i minimuzuar ato? Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve Zëri i Amerikës bisedoi me Dr. Bashkim Kadriun, mjek psikiatër dhe kërkues në fushën e e neuroshkencës në Institutin Kombëtar Amerikan të Shëndetit Mendor.
Facebook Forum