Lidhje

Presidenti Trump: Disa media duan që ta mbaj vendin mbyllur


Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti të mërkurën pretendimin se “disa njerëz” në media duan që ekonomia të vuajë si rezultat i epidemisë së koronavirusit.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në konferencën e përditshme për shtyp, zoti Trump tha se "media do donte të më shihte të mos dilja mirë në zgjedhje”.

Ai po i përgjigjej pyetjes së një gazetareje lidhur me synimin për të rihapur bizneset për Pashkë dhe nëse kishte motive politike pas atij objektivi.

"Mendoj se ka njerëz që do të donin të mos hapej kaq shpejt”, u përgjigj ai.

Më herët të mërkurën ai shkruante në Twitter se “mediat e këqia janë forca dominuese që duan që unë ta mbaj vendin të mbyllur sa më shumë të jetë e mundur me shpresën se do të më dëmtojë për zgjedhje. Njerëzit e thjeshtë duan që të rikthehen në punë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ekspertët e shëndetësisë vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e vazhdimësisë së masave si distancimi social për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Është e qartë që nuk jemi në një pikë ku mund të marrim frymë të qetë”, tha Jennifer Nuzzo, një an epidemiologe në Universitetin Johns Hopkins.

Kostoja ndaj ekonomisë amerikane nëse sëmuren më shumë njerëz, do të ishte më e rëndë se tani, i tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve,

Edhe guvernatori i Nju Jorkut, shteti më i prekur nga epidemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, po kritikon sugjerimin e Presidentit.

“Asnjë amerikan nuk do që të përshpejtohet ekonomia në dëm të jetës së njerëzve. Mos na bëni të zgjedhim mes një strategjie të mençur mjekësore dhe një strategjie të mençur ekonomike”, tha Andrew Cuomo.

Ndërkaq në Pentagon, Gjeneral Mark Milley, kreu i shtatmadhorisë amerikane tha gjithashtu se pandemia e koronavirusit mund të zgjasë tre muaj dhe se çrregullimet në mënyrën e punës dhe të jetesës mund të vazhdojnë deri në korrik.

Edhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se gjendja me koronavirusion do të kapërcehet “në një periudhë muajsh”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG