Lidhje

Tiranë: Papunësia e të rinjve dhe kërkesat për aftësi të larta me teknologjitë digjitale


Organizata europiane per shkencat kompjuterike dhe inxhinierine, EESTEC Tirana organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare mbi rolin e teknologjive digjitale në tregun e punës.

Problemi i papunësisë së lartë mes të rinjve në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Konferenca është pjesë e projektit të Bashkimit Europian “Design Your Job” për trajnimin e të rinjve drejt tregut të punës.

“Ulja e popullsisë është një nga problematikat kryesore për shkak të largimit të të rinjve jashtë vendit për të vazhduar studimet ose për të gjetur punë jashtë se në Shqipëri mundësitë e punësimit janë të pakta. Politika dhe strategji të ndryshme nga institucionet, por ato politika nuk kanë qenë efektive përderisa problemet ngelen po të njëjtat” - thotë Benson Begaj, drejtues i EESTEC - Tirana.

Konferenca diskutoi mbi zgjidhje sistematike e të qëndrueshme për punësimin e të rinjve shqiptarë përmes përfshirjes dhe bashkëpunimit me grupet e interesit.

Në të morën pjesë edhe përfaqësues të shumë bizneseve shqiptare, që janë në kërkim të të rinjve të përgatitur me teknologjitë e reja.

“Vitet e fundit ne kemi një rritje shumë të ndjeshme të kërkesave nga kompanitë që kërkojnë njerëz me aftësi digjitale. Ata kërkojnë jo vetëm ekspertë të fushës së informacionit, po edhe të fushave të tjera si marketing, biznes, juristë etj., që i duan me aftësi digjitale në përdorimin e teknologjive të reja si një mjet shumë të rëndësishëm të punës së tyre” - thotë Dritan Mezini. Përfaqësues i kompanisë “DUAPUNE.COM” dhe drejtues i Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit.

Mbi 15 ekspertë të huaj dhe shqiptarë, diskutuan trendet dhe perspektivat e sektorit të teknologjive të reja, shqyrtuan sfidat e këtij tregu punësimi, duke sjellë modele suksesi nga shtetet europiane.

“Mundësitë e pakta të punësimit janë vështirësia kryesore që të rinjtë hasin në përditshmërinë e tyre dhe i bën ata që të largohen jashtë vendin në kërkim të realizimit të ëndrrave të tyre dhe perspektivave të tyre. Fusha e ICT-së ka mundësi punësimi, por kompanitë e kësaj fushe hasin vështirësi të shumta në gjetjen e të rinjve të aftë për kërkesat e tyre. “Ka punë por nuk ka profesionistë!” - është një shprehje demode që fsheh problematikën e vërtetë, që është edukimi i të rinjve për të qenë profesionistë të vërtetë” - tha zoti Begaj.

Studiuesit konstatuan në konferencë se kurikulat universitare të kësaj fushe në Shqipëri janë të vjetëruara dhe janë fokusuar më shumë në teori dhe më pak në praktikë.

Ata thanë se papunësia e të rinjve kërkon një zgjidhje të qëndrueshme dhe me plane arsimore perspektive më afatgjata.

“Një është fakt gjatë rekrutimeve tona me punonjësit e rinj: kushdo që ka një kombinim të duhur të aftësive digjitale me aftësitë në profesione të tjera është I mirëpritur në tregun e punës dhe nuk kanë vështirësi në gjetjen e një vendi pune. Nëse investoni saktë te vetja asnjëherë nuk do të hasni vështirësi në tregun e punës’ - tha zoti Mezini.

Papunësia e të rinjve është një problemet më shqetësuese të shoqërisë shqiptare vitet e fundit.

Një numër i konsiderueshëm i tyre, të kualifkuar ose jo, kanë zgjedhur të emigrojnë në shtete të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG