Lidhje

Meta: "Do të shkoj vetë në Komisionin e Venecias"


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, publikoi sot dokumente të reja drejtuar SPAK-ut për të helluar hetimet mbi ato, që ai i quajti “veprimtaria kriminale e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, gjatë detyrës së tij”.

Meta: "Do të shkoj vetë në Komisionin e Venecias
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Këto dokumenta zoti Meta ia shtoi kallëzimit penal të nëntorit, ku zoti Dvorani akuzohet për shkelje që shkaktuan mosplotësimin e kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj i “duhet ndaluar menjëherë shpërdorimi i funksionit publik, përmes të cilit ai synon kapjen politike të Gjykatës Kushtetuese”.

Presidenti Meta tha sot në një deklaratë për mediat se “vendin e fundit vakant në Gjykatën Kushtetuese zoti Dvorani po përpiqet ta zërë vet përmes vonimin e procesit të plotësimit të kësaj Gjykate, keqinformimeve dhe shkeljeve në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Presidenti Meta tha se parlamenti nga një anë ftoi Komisionin e Venecias të interpretonte mbi betimin e gjyqtarëve kushtetues, por një ditë para se delegacioni i tyre të mbërrinte në Tiranë parlamenti e ndryshoi vet atë nen të ligjit mbi betimin e gjyqtarit kushtetues, pa pritur përgjigjen nga Komisioni i Venecias.

“Ky ligj synon vendosjen e këtij procesi nën kontroll politik të Partisë Socialiste dhe të nxijë integritetin e çdo anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë mesazhin se çdo emërim në këtë Gjykatë do të kalojë përmes testit të besnikërisë politike” - tha zoti Meta.

Ai theksoi se do të shkonte vet në Komisionin e Venecias për t’u shpjeguar ato që po ndodhnin në Tiranë me institucionet dhe reformën në drejtësi.

“Republika e Shqipërisë po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit në kontinent, por nuk do të pranoj instalimin e grushtit të shtetit, përmes shndërrimit të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, në një polici antikushtetuese të shtetit të PPP-së” - tha zoti Meta.

Palët kërkuan si arbitër Komisionin e Venecias, por shumica socialiste miratoi në parlament një ndryshim në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese i cili synon të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate vetëm te presidenti i Republikës. Kushtetuta parashikon shprehimisht se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG