Lidhje

Tiranë, ILD: Inspektim mbi lirimin e parakohshëm të të dënuarve për krime të rënda


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ftoi të shtunën gjithë komunitetin e juristëve të Shqipërisë të kandidojnë për t’u bërë pjesë e strukturave të këtij institucioni të ri, që krijoi reforma në drejtësi. Zoti Metani tha gjithashtu në konferencën e parë për shtypin se “gjykatat nuk janë inspektuar për një kohë të gjatë dhe inspektorët kanë përballë një punë voluminoze dhe me pritshmëri të lartë nga publiku”.

Tiranë, inspektori i lartë i drejtësisë përballet me 900 ankesa
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:23 0:00

ILD është një institucion i pavarur, që ka për detyrë të kontrollojë punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të gjitha niveleve, administratës gjyqësore dhe prokurorisë si dhe KLGJ, KLP.

“Inspektimi i parë i ILD do të jetë tematik dhe ka të bëjë me lirimin para kohe të disa të dënuarve për vepra të rënda penale për shkak të ndjeshmërisë së lartë të opinionit publik”, - tha zoti Metani.

Midis 900 ankesave që ka në dorë ILD ato janë nga më të ndryshmet; cështje penale, civile, tregtare dhe administrative, ato do të trajtohen me rëndësinë e duhur nga Inspektori, por shqetësim kryesor për momentin mbetet lirimi para kohe me kusht.

ILD i ka kërkuar edhe KPK dhe KPA, organeve të vetingut të përcaktojnë edhe shkeljet që kanë bërë më parë gjyqtarë e prokurorë që ato kanë analizuar, për të parë nëse ankesat kanë nevojë për verifikim apo hetim të mëtejshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG