Lidhje

Tërmeti, BE jep 15 milion euro për Shqipërinë


Komisioni Europian vendosi sot që si hap të parë, të japë menjëherë, 15 milion euro në mbështetje të Shqipërisë. Vendimi u bë i ditur nga Presidentja e Komisionit europian Ursula von der Leyen në përfundim të mbledhjes së parë të Kolegjit të komisionerëve europian. Presidentja e Komisionit bëri gjithashtu të ditur se është vendosur dhe organizimi i një konference donatorësh për Shqipërinë.

"Bashkimi Europian është në solidarizim të plotë me Shqipërinë, jo thjesht me fjalë por me veprime”, tha zonja der Leyen, duke vënë në dukje se Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e tre ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga Italia, Greqia, dhe Rumania.

Nesër në Tiranë, Komisioneri europian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiç, do të ketë takime me autoritetet. “Ai do të shohë nga afër situatën dhe do të krijojë një panoramë më të qartë e të plotë të gjendjes së ndërtesave të prekura, si dhe do të jetë atje për një vlerësim paraprak të llojit të ndihmës që nevojitet për rindërtimin”, deklaroi presidentja e Komisionit europian.

Bilanci i përditësuar i dëmeve bën fjalë për 12 mijë persona të cilët janë akomoduar në hotele, çadra qendra sociale, apo palestra. Janë mbi 10 mijë shtëpi dhe pallate të dëmtuara, ndërsa 1183 shtëpi janë të shembura. Edhe procesi i vlerësimit të banesave po ecën me një ritëm më të shpetë. Sipas të dhënave të bëra të njohura pasditen e së mërkurës janë 4151 objekte të inspektuara në Durrës, Krujë dhe Shijak. Mbi 1700 kanë rezultuar të pabanueshme, 270 prej tyre do të duhet të prishen, vetëm në Shijak janë 228 objekte që do të duhet të shemben.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG