Lidhje

Nik Gjeloshaj: Me Tuzin, faktori politik shqiptar tregoi peshën e vet


Nik Gjeloshaj flet për sfidat e komunës së Tuzit
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:10 0:00

Pas tre dekadash përpjekjesh, Tuzi u bë komunë me kompetenca të plota në Mal të Zi dhe në zgjedhjet e marsit për herë të parë forcat politike shqiptare fituan shumicën në Kuvendin Komunal. Nik Gjeloshaj, u zgjodh si kryetar i komunës së pavarur. Zoti Gjeloshaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës nga studioja e Nju Jorkut se fitorjan e statusit të komunës me kompetenca të plota, ishte një rezultat i punës së pareshtur të forcave politike shqiptare, bashkimit të këtij faktori dhe kontributit të diasporës.

Nik Gjeloshaj flet për sfidat e komunës së Tuzit
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:10 0:00

“E ardhmja e këtij vendi (Tuzit) është të qeveriset nga shqiptarët, forcat politike shqiptare dhe u dërgua një mesazh shumë i qartë për të gjithë shqiptarët kudo që ishin që në Tuz flitet dhe do të flitet sërish shqip”.

Zoti Gjeloshaj tha se që kur partitë shqiptare fituan shumicën, është punuar për krijimin e kornizës ligjore, institucioneve lokale, është miratuar buxheti dhe statuti për komunën.

Kryetari i komunës tha se viti 2020 do të jetë vendimtar për rezultate konkrete që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetesës, infrastrukturës, tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të punës.

Ai tha se Tuzi ka treguar vullnetin për të bashkëpunuar me Podgoricën dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

"Komuna jonë është komunë evropiane dhe do të integrohet bashkë me Podgoricën dhe Malin e Zi në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim besoj se do të vazhdojmë këtë komunikim të mirë të miqësisë dhe i sigurtë se do të vazhdojmë kështu për interes të qytetarëve tanë dhe shteteve dhe rajonit ku jetojmë”, tha ai.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjeloshaj Tuzi është përpjekur për tre dekada të arrinte këtë status. Çfarë ndryshoi që i mobilizoi forcat shqiptare dhe rolin e tyre për të arritur një gjë të tillë?

Nik Gjeloshaj: Po, për tre dekada të gjitha partitë politike shqiptare, intelektualë, organizata joqeveritare bashkë me diasporën ishin në një detyrë që Tuzi të jetë komunë si të gjitha komunat tjera me kompetenca të plota. Me fitimin e saj, ndërgjegjësimi tek partitë politike shqiptare tregoi se beteja për të ardhur deri te qëllimi nuk ishte vetëm frazë politike. Për realizimin e këtij statusi u bashkuan bashkë dhe në zgjedhjet e para për komunë të plotë mundem të dalim fitimtar dhe të udhëheqim me këtë komunë.

Zëri i Amerikës: Në zgjedhjet e 3 marsit në Malësi, për herë të parë forcat politike shqiptare kanë fituar shumicën në Kuvendin Komunal. Pse elektorati shqiptar tregoi një angazhim kaq të dukshëm?

Nik Gjeloshaj: Ishte ky momenti i shumëpritur që Tuzi të jetë komunë e plotë, momenti i dytë ishte bashkimi i faktorit politik shqiptarë pak para zgjedhjeve dhe faktori tretë është ndikimi dhe angazhimi i diasporës që të ishte e pranishme në atë kohë në Tuz dhe të gjithë bashkë të vulosim atë që është e ardhmja e këtij vendi dhe të qeveriset nga shqiptarët. Kështu u dërgua një mesazh shumë i qartë për të gjithë shqiptarët kudo që ishin se në Tuz flitej dhe do të flitet shqip.

Zëri i Amerikës: Po bëhet gati një vit nga veprimtaria si komunë e plotë e Tuzit. Çfarë bilanci mund të na thoni për sa i përket qeverisjes në aspektin ekonomik e politik apo në ndryshimin e jetesës për banorët ?

Nik Gjeloshaj: Aktivizimi i jonë dhe formimi i pushtetit të institucioneve të reja, krijoi një shpresë se komuna ishte e nevojshme për atë popull që të veprojë dhe të ketë një të ardhme në atë vend. Ne e kemi përfunduar shumë shpejtë kornizën ligjore që një komunë duhet të ketë, kemi të gjitha institucionet, kemi aprovua buxhetin dhe statusin dhe viti 2020 do të jetë viti kryesor i organizimit dhe mbledhjes së taksës për buxhetin e parë të komunës së plotë. Me atë çka kemi përgatitë besoj se do të rrisim shpresën për banorët tonë dhe do të jenë më të kënaqur sepse komuna do tu sjellë mirëqenien dhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe infrastrukturën e duhur si dhe do të tërheqim investime të reja dhe hapje të reja të vendeve të punës, zhvillimin e bujqësisë dhe aktivizimin e resurseve më të pasura siç janë Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Cem.

Zëri i Amerikës: Cilat kanë qenë marrëdhëniet me Podgoricën gjatë kësaj kohe?

Nik Gjeloshaj: Ne ishim një komunë deri dje, kurse sot jemi dy komuna dhe ne si popull e kemi traditë që të jemi miq me ato popuj që i kemi afër dhe në këtë drejtim gjatë gjithë kohës kemi treguar relacione të mira dhe miqësi të mirë. Në këtë drejtim nga ana jonë është treguar ky vullnet, ndërsa edhe nga ana e Podgoricës ka sinjale të ngjashme dhe besoj se do të vazhdojmë.

Zëri i Amerikës: Megjithatë ka pasur disa sfida pasi Podgorica ka zvarritur procesin e kalimit të institucioneve në varësi të komunës së pavarur. Cila është ecuria e marrjes së institucioneve si paketë ashtu siç do pushteti i Tuzit?

Nik Gjeloshaj: Ka qenë qëllimi i prerë gjatë gjithë procesit të negocimit. Ne ishim të vendosur që të pranojmë të gjitha institucionet. Ky mesazh është pranuar dhe ngadalë është duke u realizuar dhe besoj që deri në fund të këtij viti do të ketë një marrëveshje për këtë çështje dhe të gjitha institucionet që janë në Tuz do të menaxhohen nga ne.

Zëri i Amerikës: Duke ditur se partitë politike shqiptare janë në bashkëqeverisje në Podgoricë, mund të na thoni sa është i kënaqshëm ky bashkëpunim për sa i takon përmirësimit të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi?

Nik Gjeloshaj: Po kemi një marrëveshje qeveritare dhe se ky ka qenë për shqiptarët ndër mandatet më të suksesshme në realizimin e kërkesave të tyre duke përmend atë kryesoren siç është komuna e plotë e Tuzit, mirëpo edhe duke zhvilluar investimet infrastrukturore ku jetojnë shqiptarët. Jemi integruar më shumë në instancat qeveritare dhe mendoj se kjo ka dhënë rezultatin e duhur që populli jonë të ndihet më i sigurte me përfaqësuesit e vet dhe ne jemi të vendosur që të vazhdojmë në këtë drejtim që me partneritet të krijojmë një të ardhme për shqiptarët bashkë me popujt tjerë që jetojnë në Mal të Zi.

Zëri i Amerikës: Komuna e Tuzit është binjakëzuar me qytetin Rochester Hills në Michigan. Sa i vlefshëm ka qenë ky bashkëpunim dhe sa i atribuohet mërgimtarëve shqiptarë kjo lidhje?

Nik Gjeloshaj: Është ndër përparësitë tona bashkëpunimi me këtë komunë. Ky binjakëzim ka ndodhur shumë vite më parë, mirëpo administrata e mëparshme nuk ka pas ndonjë interesim për kultivimin e këtyre raporteve, ndërsa unë si kryetar i komunës këto ditë do të jem prezent në Rochester Hills dhe do të takojë majorin Barnet me të cilin do të vazhdojmë bashkëpunimin. Ky bashkëpunim institucional do ti lidh jo vetëm këto dy komuna, por edhe diasporën tonë në SHBA.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG