Papa Françesku u foli katolikëve në Hiroshima dhe Nagasaki të dielën, si pjesë e turneut të tij katër-ditor në Japoni duke predikuar një mesazh kundër armëve bërthamore.
82-vjeçari argjentinas mbërriti në Tokio të shtunën para se të shkonte në vendet ku u vranë më shumë se 100 mijë njerëz nga bombat atomike amerikane në fund të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.
Në Nagasaki të dielën, Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve politikë të heqin dorë nga armët bërthamore dhe të braktisin garën e armëve.
"U kërkoj udhëheqësve politikë të mos harrojnë se këto armë nuk mund na mbrojnë nga kërcënimet tanishme të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare", tha ai.
Papa ka thënë se ka qenë prej kohësh një ëndërr e tij të vizitonte Japoninë, dhe ka kërkuar të dërgohej atje si misionarë më shumë se 50 vjet më parë. Nga 126 milion banorë të vendit, rreth 440,000 janë katolikë.
Para se të udhëtonte për në Japoni, Papa vizitoi Tajlandën për të predikuar një mesazh të tolerancës fetare dhe paqes.
Facebook Forum