Rreth 50 gazetare që mbulojnë sektorin e sportit nga e gjithë bota ndodhen në SHBA si pjesë e Programit të shkëmbimit Ndërkombëtar të Vizitorit Udhëheqës, me titullin “Fuqizimi i Grave nëpërmjet Gazetarisë Sportive”. Ky program synon të demonstrojë përparimet që gratë dhe vajzat kanë bërë në këtë drejtim si dhe të adresojë pengesat me të cilat përballen gazetaret femra që mbulojnë sportin në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj. Kjo është pjesë e fushatës të Departamentit të Shtetit e titulluar “Përfshiu dhe Ëndërro pa Kufi”, që synon të krijojë një rrjet botëror vajzash e grash që ofrojnë ndryshim në komunitetet e tyre, përmes sportit. Pjesmarrëset në program janë takuar me udhëheqëse të sektorit të sportit, nga nivelet bazë deri tek ato profesionale në Washington DC, Portland, Denver, Atlanta dhe New York, si dhe kanë mësuar mbi përvojën e grave në mediat sportive në Shtetet e Bashkuara, perceptimet gjinore rreth sporteve më popullore si dhe rreth shembujve më të mirë të kësaj fushës. Shqipëria përfaqësohet në këtë program me Enkeleida Zekon, autore dhe drejtuese e programit sportiv "Fair Play", e cila është dhe anëtare e Komisionit Kombetar kunder Dhunës në Sport.
Facebook Forum