Lidhje

Kryemadhi: Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese zgjidhje për krizën


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komenton për situatën politike në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:43 0:00

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha për Zërin e Amerikës se ngritja e Gjykatës Kushtetuese përbën mundësi për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri. Ajo thotë se situata e krijuar së fundmi me këtë institucion kushtetues, situatë që ka ngërthyer të debate të ashpra mazhorancës me presidentin, është produkt i prirjes së mazhorancës qeverisëse për të kapur sistemin e drejtësi.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikë zonja Kryemadhi flet dhe mbi pasojat që prodhoi për opozitën dalja nga parlamenti apo bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ndonëse pranon se kjo strategji e ka dëmtuar opozitën, ajo shton se kjo ishte zgjidhja e vetme për shkak të mënyrës se si kryeministri Edi Rama ka kapur shtetin, siç tha ajo.

Për kryetaren e LSI-së zgjidhje për krizën mund të ofronte edhe puna me reformën zgjedhore, në një tryezë të gjerë me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të interesuar për këtë reformë qoshin politikë apo dhe të shoqërisë civile.

E pyetur nga Zëri i Amerikës nëse LSI-ja mbështet idenë e zgjedhjeve të parakohshme zonja Kryemadhi thotë se më e rëndësishme sesa data janë stadardet e zgjedhjeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG