Lidhje

Saga e burgosjes së historianit Juri Dmitrijev


35 vjeçarja Katerina thotë me lot në sy se do t’i dërgojë rroba të ngrohta dimri babait të saj në burg, historianit të epokës së Stalinit, Juri Dmitrijev.

Hulumtimi i tij disa dhjetëra vjeçar për të ekspozuar shkallën e terrorit të udhëheqësit komunist, Josif Stalin, është përballur me kritika në rritje nën Presidentin Vladimir Putin, gjë që ka çuar në burgosjen e tij në Petrozavosk në veriperëndim të Rusisë. Familja dhe miqtë thonë se akuzat ndaj tij janë të rreme, për t’i mbyllur gojën atij dhe që të frenojnë ata të cilët nuk duan të lejojnë rehabilitimin e Stalinit.

Katerina, një grua e hollë me flokë të shkurtëra të errëta, pranon se ajo është po aq këmbëngulëse sa edhe babai i saj 63 vjeçar, një kokëfortësi që shoqërohet nga një sens i gjallë humori.

Ajo buzëqesh ndërsa kujton betejat e tyre gjatë viteve. “Kemi të njëjtin karakter”, thotë ajo. “Ai është një baba i mirë. Nuk është vetëm baba, është një mik. Më ka marrë malli për të. Ai është miku im më i mirë.”

Rëndësia e tij në jetën e saj dhe jetët e dy fëmijëve të saj është bërë edhe më e madhe pas vdekjes së burrit të saj gjashtë vite më parë. Asaj ju desh të linte punën për të bërë bërë fushatë për babain e saj ndërsa e viziton atë në burg dy herë në muaj. Ajo thotë se babai i saj po qëndron i fortë por ndjen mungesën e librave të rëndësishëm. “Nuk na lejohet të dërgojmë libra tek ai”, thotë ajo. “Autoritet e burgut thonë se mund të dhurojmë libra për librarinë, por pastaj ata thonë se nuk kanë nevojë.”

Vëndosmëria e saj është thelbësore tani, ndërsa vazhdon beteja që Katerina dhe kolegët e Dmitrijev-it thonë se është një përpjekje shtetërore për ta diskretituar atë.

AKUZAT KRIMINALE

Dmitrijev i cili kryeson degën e grupit të drejtave të njeriut në Karelia, një organizatë e përkushtuar për dokumentimin e spastrimeve të epokës sovjetike, ndodhet në burg që nga arrestimi në dhjetor të vitit 2016.

Fillimisht ai u arresua nën akuza për fotografim të imazheve pornografike të shumë viteve më parë të vajzës së tij nën kujdestari, Natashës. Një organ i caktuar nga gjykata vendosi një vit më vonë se imazhet nuk kishin natyrë pornografike dhe ishtin për mjekët për të vëzhguar zhvillimin e një fëmije të sëmurë.

Por pastaj ai u akuzua se e kishte sulmuar seksualisht Natashën.

Çuditërisht, ose ndoshta ndoshta diçka që ngre dyshime, ai është historiani i dytë në Karelia që dokumenton për gulagun rus dhe që njëkohësisht akuzohet për abuzim me fëmijë. Pjestarë të të drejave të njeriut thonë se kjo të kujton epokën sovjetike, kur disidentët akuzoheshin me krime oridinere për t’i turpëruar ata, duke i mundësuar Kremlinin që të pretendonte se nuk kishte persekutim politik.

Sergei Koltyrin, shef i muzeumit rajonal në qytetin Medvezhegorsk, po ashtu anëtar i grupit të drejtave të njeriut “Memorial” u dënua në fillim të vitit me nëntë vjet burg pas një gjykimi me dyer të mbyllura, ndërsa ishte i privuar nga ndihma e pavarur juridike.

DOKUMENTIMI I MIZORIVE TË STALINIT

Për dhjetëra vite Dmitrijev është përpjekur për të gjetur vendet e ekzekutimit dhe varret masive nga epoka e terrorit stalinist, që njihet edhe si “Spastrimi i Madh”. Ai u përpoq të identifikonte sa më shumë viktima që të ishte e mundur.

Kur u arrestua ai ishte shumë pranë përfundimit të një libri për të cilin iu deshën nëntë vjet hulumtime. Në libër renditen emrat e 64 mijë njerëzve të dëbuar nga e gjithë Rusia dhe që vdiqën në pyjet e Karelias, duke punuar në kushte të tmerrshme dhe temperatura të acarta, e gjitha në emër të ndërtimit të socializmit.

Në mesin e viteve 1990, Dmitrijev mbikëqyri studimet arkivore dhe gërmimet që zbuluan një zonë me varre masive në një pyll me pisha prej 25 hektarësh në Sandarmokh pranë kufirit me Finlandën, ku u ekzekutuan më shumë se 6 mijë njerëz dhe u groposën në kulmin e terrorit stalinist në mesin dhe fundin e viteve 1930. Sandarmokh është bërë një vend pelegrinazhi, përfshi këtu edhe ukrainasit që nderojnë 289 shkrimtarë, dramaturgë dhe shkencëtarë të tyre, që me sa duket janë varrosur atje.

Falë Dmitrijevit, një tjetër vend ekzekutimesh dhe varr masiv për më shumë se një mijë viktima të Stalinit u zbulua në një pyll në Krasny Bor, rreth 20 minuta larg nga Petrozavodsk.

Krasny Bor do të thotë “Zabeli i Bukur” dhe do të ishte i tillë pa pemët e lyera me ngjyrë të bardhë që identifikojnë gropat ku u varrosën të vrarët nën pishat e larta.

FSHIRJA E HISTORISË

Zëri i Amerikës vizitoi muajin e kaluar pemët që shënojnë varret, dhe gjeti një pemë të rrëzuar nga termitet. Në atë zabel takuam një shofer taksie të heshtur të quajtur Juri. Ai kishte pritur me vite të tëra për ta vizituar atë vend pasi kishte mësuar nga gjyshja se gjyshi i tij ishte pushkatuar në atë vend. “Ai zotëronte një mulli, kjo maftoi” , tha Juri ndërsa lexonte mbishkrimet në pemë.

Juri nuk shpjegoi se përse kishte pritur kaq gjatë për vizitën, duke patur parasysh që ai jetonte vetëm gjysëm ore larg me makinë. “Transportova disa njerëz këtu pranë”, ishte komenti i tij i vetëm. Por për shumë familje të të vrarëve në terrorin stalinist egzistojnë ndjenja të përzjera, që nga turpi dhe dhimbja që bashkëshortët e tyre ndjenë dhe tek përcjellja brez pas brezi, deri tek frika se mos ofendojnë ata që tani janë në pushtet apo tek një sens që mbase është më mirë lënia në harresë, pasi çfarë të mire mund të kenë nga dijenia.

Për të tjerë është një ndjenjë çliruese, që të njohin të vërtetën dhe një njohuri e rëndësishme gjithashtu, që mund të parandalojnë diçka të tillë të ndodhë përsëri. Po ashtu edhe ndjenja e respektit për të vdekurit.

Puna e zotit Dmitrijev ka kontribuar shumë në ekspozimin e vazhdueshëm të mizorisë dhe tmerrit të së kaluarës së Rusisë komuniste, duke komplikuar përpjekjet e Kremlinit për të rehabilituar epokën sovjetike, thonë kolegët e tij.

REHABILITIMI I STALINIT

Që nga ardhja e Vladimir Putinit në pushtet dy dekada më parë, Stalini dalëngadalë është rehabilituar dhe spastrimet e tij janë justifikuar. “Putini rivendosi muzikën e himnit kombëtar sovjetik, kemi ngritjen e monumenteve për Stalinin dhe justifikimin e spastrimeve në libra shkollorë si pjesë e një procesi të një klase të re menaxhimi”, thotë gazetari dhe kundërshtari politik rus Vladimir Kara-Murza. Ai thekson se po bëhet e modës që zyrtarët rusë të vënë portretin e Stalinit nëpër zyrat e tyre.

Burgosja e zotit Dmitrijev dhe beteja për të pastruar emrin e tij është pjesë e një lufte për historinë, thonë mbështetësit e tij. Arrestimi i historianit është “pjesë e një modeli për të shfajësuar regjimin stalinist”, thotë zoti Kara-Murza.

“Dimitriev është në burg për Sandarmokh”, thotë Anatoly Razumov, në Qendrën për Gjetjen e Emrave me bazë në Shën Peterburg. Ai ka biseduar edhe me historianë tjerë të gulagut dhe “të gjithë ne e mbështesim atë, të gjithë ne”.

NJË KRYQËZATË PËR TË VËRTETËN

“Kam mbi 19 vite që e njoh zotin Juri”, thotë ai. “E njoh punën e tij si dhe jetën e tij përsonale. Nuk kam nevojë të mendohem. I di të gjitha arsyet që çuan në arrestimin e tij. Natyrisht që ky rast është politik. Sepse është fals. Atyre u duhej ta nxirrnin atë jashtë loje. Si një njeri kyç në rastin Sandarmokh. Dhe e bënë atë”, thotë ai.

Për vajzën e historianit të burgosur nuk ka asnjë të vërtetë në akuzat se ai abuzoi me vajzën në mbikëqyrje, Natashën. “Sgurisht që jo. Nuk mund të imagjinohet që të jetë e mundur”, thotë ajo me zemërim kur pyetet. Askush nuk e di se çfarë po ndodhë me Natashën, e cila gjendet nën kujdesin e gjyshes së saj, por mbështetësit e zotit Dmitrijev dyshojnë se ajo ndodhet nën presion të konsiderueshëm nga prokurorët.

Për Katerinën beteja nuk është për historinë, por për babanë e saj. “Për mua, puna e tij dhe të gjitha kërkimet ishin një punë normale, sikurse një dentist apo hidraulik. Dikush duhet t’i bëjë këto gjëra”, thotë ajo.

Por natyrisht, nuk ishte një punë normale, dhe vajza e tij e di këtë. “Ai gjeti emrat, ai ndihmoi njerëz. Ai gjeti stërgjyshin tim nga nëna. Gjyshi im ishte 60 vjeç kur ndodhi kjo. Pashtë lotë në sytë e tij. E di sa e rendësishme është. Kam parë shumë gra të vjetra që shkuan dhe e falenderuan babanë tim. Ato qanë dhe ishin shumë mirënjohëse që ai gjeti të afërmit e tyre”, thotë ajo.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG