Lidhje

Dokumentimi i krimeve të komunizmit


Dokumentimi i krimeve të komunizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:32 0:00

Në Shqipëri po shtohet numri i botimeve që i kushtohen letërsisë së kujtesës së krimeve të periudhës së komunizmit. Adnan Muka, një 84 vjeçar nga Shkodra, sapo ka publikuar librin e tij të parë të titulluar “Sheuqet Muka, Shkodrani”, kushtuar persekutinit dhe vuajteve të familjes Muka dhe babait të tij gjatë viteve të rregjimit komunist. Zoti Muka thotë se krimet e kësaj periudhe ende nuk janë pasqyruar sa duhet.

Dokumentimi i krimeve të komunizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:32 0:00

Edhe pse në moshën 84 vjeçare Adnan Muka vazhdon të hulumtojë në arkiva mbi fatin e ish të burgosurve dhe të përsekutuarve politikë të regjimit komunist. Ai sapo ka botuar librin e tij të parë të titulluar “Sheuqet Muka-shkodrani”, ku përshkruhen vuajtjet e familjes Muka dhe babait të tij në burgjet dhe kampet e internimit të regjimit komunist.

Adnani, i cili njohu vuajtjet në internim që në fillimin e vitit 1945, kur ishte vetëm 10 vjeç, thotë se pas shembjes se komunizmit, megjithëse kanë kaluar thuajse 30 vjet, pak dritë është hedhur për zbardhjen e krimeve të kësaj periudhe.

"Për mu ka qenë puna ma e vështirë dhe ma e mundimshme e jetës teme me gjurmu, me mbledh dhe me gjyku unë babën tem. Këtë punë ishte dashtë me e ba institucionet. Mirëpo nuk ka programime, nuk ka punë serioze dhe po promovohen sot vlera me nivel mesatar për trasmetimin e trashigimisë shumë të madhe që kemi pasë, sidomos këtu në qyteti e Shkodrës".

Shefqet Muka, një figurë e njohur e arsimit në Shqipëri, një nga organizatorët e “Besës Shqiptare”, pjesëmarrës në kongresin e zogistëve në Zall Herr, u burgos katër herë gjatë jetës së tij. Në periudhën e komunizmit kaloi afto 20 vite në burgun e Shkodrës dhe atë të Burrelit dhe, megjithëse në moshë të thyer, e detyruan të punonte për tharrjen e kenetës së Maliqit dhe hapjen e kanalit të Bedenit.

"Unë si fëmij që kam qenë, meqenëse gjyqi asht zhvillu në kinema “Rozafat”, unë e kam ndjek nëpërmjet autoparlantit. Kam qenë në moshën 12 vjeçare dhe kam mujt si fëmijë me hy edhe në sallën e gjyqit. Procesi gjyqsor ishte një proces ku baba mbrojti veprimtarinë e tij dhe idetë e tija. Kjo e acaroi sidomos prokurorin edhe kryetarin e gjyqit të cilët, që të dy, e dënuan me vdekje".

Në librin “SHeuqet Muka- Shkodrani” janë përfshirë edhe vlerësimet e disa studiuesve të njohur si profesor Vehbi Hoti, Faik Luli, Mendor Quku. Gjithashtu janë përfshirë edhe 103 letra të periudhes nga viti 195 deri në vitin 1965, të dërguara nga burgjet komuniste, ku Shefqet Muka vuajti dënimin .

"E kam quajt thesar këtë trashigimi të babës dhe i kam ruajt në periudhë kritike të jetës teme, në periudhën e komunizmit kur edhe unë kisha rezikshmëri me ra brenda në burg. I kam ruajt ne vende të fshehta, jashtë shtepisë dhe, megjithse ka edhe probleme të brendshme familjare, them se duhen ekspozu dhe prandej i botova".

LIbri “Sheuqet Muka- Shkodrani” u promovua ditët e fundit në mjediset e bibliotekës “Marian Barleti” të qytetit të Shkdorës në prani të studiuesve, ishte të burgosurve politikë dhe banorëve të Shkodrës. Pas vitit 1993 Sheuqet Mukës j’u dha titulli “Mësues i Popullit” dhe “Qytetar Nderi i Shkodrës” pas vdekjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG