Lidhje

Policia greke godet rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri -Turqi


Policia greke dha të martën të dhëna zyrtare lidhur me operacionet ndaj një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit ishin përfshirë në transport të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria, përmes Greqisë në Turqi në shkëmbim të sasive të heroines që kalonte po nga Greqia për në Shqipëri.

Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Xheferi tha për gazetarët se gjatë operacioneve janë arrestuar 4 anëtarë të rrjetit dhe janë sekuestruar 1,172 kilogramë marijuanë e papërpunuar. Ndërsa Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafikimit të Drogave Spyridhon Evangjelidhis tha se operacionet në tokë, në det dhe me mjete nga ajri janë kryer në bashkëpunimin e Rojës Bregdetare Greke, Policisë Greke dhe Frontex-it për goditjen e skafeve me shpejtësi të lartë që trafikonin drogë. Operacionet sipas prokurorit nisën më 25 shtator pas evidentimit të dy motoskafëve që përpiqeshin të transportonin drogë në brigjet turke në zonë e Egjeut Verilindor. Efekti i parë ishte bllokimii i njërit skaf me shpejtësi të lartë dhe arrestimi i tre shetave shqiptarë në bord. Katër ditë më vonë sipas prokurorit u gjet edhe skafi i dytë me një person në bord.

Më 30 shtator roja bregdetare greke zbuloi në një shpellë në ishullin e pabanuar "Piper", në zonën detare të Sporadhes , sasinë e madhe të marijuanës që e kalonte një ton. Zëdhënësi i Policisë Greke Teodoros Kronopulos tha se operacioni përbënte një rast të goditjes së rrjetit që përfshinte trafik droge dhe veçanërisht transportimin e marijuanës së papërpunuar nga Shqipëria përmes Greqisë në Turqi dhe transferimin e heroinës nga Turqia në Shqipëri po përmes Greqisë duke përdorur skafe me shpejtësi të lartë. Nga të dhënat hetimore rezulton sipas zëdhënësit të policisë greke se përzgjedhja e skafeve me shpejtësi të lartë ishte për t`i bërë ato të afta për transportimin e sasive të mëdha të marijuanës së papërpunuar. Skafet kishin gjithashtu të instaluar motorë shumë të fuqishëm për të zhvilluar shpejtësi shumë të mëdha ndërsa kishin siguruar edhe depozita karburanti që të mund të udhëtohej në distanca të gjata dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të mos arrinin ti ndalonin.

Rrjeti, sipas zëdhënësit të policisë greke, përzgjidhte persona me eksperiencë dhe të aftë të drejtimit të mjeteve lëvizëse në det të cilët zgjidhnin mot shumë të keq mundësisht me stuhi dhe erë të fortë mbi 5-6 ballë për të kryer transportimin e sasive të narkotikëve . Sipas zëdhënësit të policisë greke trafikantë transferoni shumicën e sasive të papërpunuara të marijuanës në brigjet turke dhe më pas e shkëmbeni me sasitë e heroinës. Policia greke tha se ka zbuluar komunikime përmes aplikacioneve në internet të rrjetit dhe ka sekuestruar prova të tjera. Tre nga të arrestuarit do të dalin përpra gjykatës në Mitiliny ndërsa një nga të arrestaurit në Volos.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG