Të shtunën me mijëra protestues pro-demokracisë mbushën rrugët e Hong Kongut.
Sipas agjencisë “Reuters” policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve kur ata prishën një stacion hekurudhor.
Protestuestat e së shtunës u nxitën pasi përkrahës pro Kinës hoqën disa nga fletushkat shumëngjyrëshe të atij që njihet si "Muri i Lennonit" ku ishin ngjitur mesazhe të shkruara antiqeveritare.
Demostrat në Hong Kong nisën për shkak të kundërshtive ndaj një projekligji miratimi i të cilit do të lejonte ekstradimet në Kinë për procese gjyqësore. Ligji është anulluar tashmë, por jo protestat.
Prej fillimit të demonstratave në qershor janë arrestuar më shumë se 1.300 persona.
Facebook Forum