Komisioni i Venecias, që kreu një mision faktmbledhës dy ditor në Shqipëri bëri të ditur se 11 tetor do të publikojë një opinion mbi ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimin e një datë tjetër date, më 13 tetor. Komisioni u vu në lëvizje me kërkesë të parlamentit, që ka ngritur mbi këtë çështje edhe një komision hetimor. Zëri i Amerikës zhvilloi një bisedë me nën-kryetarin e këtij komisioni, Alban Zeneli, mbi hetimet që po kryen komisioni si dhe krizën politike në Shqipëri.
Facebook Forum