Dilema lidhur me Brexitin u intensifikua të premten në Britani, pasi partitë e opozitës refuzuan të mbështesin thirrjen e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje derisa ai të sigurojë një shtyrje të afatit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian - diçka që ai është betuar se nuk do ta bëjë kurrë.
Zoti Johnson këmbëngul se Britania duhet të largohet nga BE-ja brenda 55 ditësh, dhe thotë se zgjedhjet janë mënyra e vetme për të zhbllokuar situatën, ndërkohë që ligjvënësit kanë votuar kundër disa marrëveshjeve për daljen nga BE, por nga ana tjetër nuk duan të dalin pa një marrëveshje.
Ai do që zgjedhjet të mbahen më 15 tetor, dy javë para ditës së planifikuar të Brexitit, më 31 tetor, por i duhet mbështetja e dy të tretave të ligjvënësve për të zgjedhje të parakohshme.
Zoti Johnson humbi një votë për të njëjtën çështjekëtë javë, por ai planifikon të provojë përsëri të hënën.
Pas diskutimeve të Premten, ligjvënësit nga disa parti të opozitës thanë se nuk do të mbështesin zgjedhjet nëse qeveria nuk i kërkon BE-së të shtyjë afatin për Brexit, duke shmangur kështu rrezikun që Britania e Madhe të dalë pa marrëveshje. Zoti Johnson kategorikisht e refuzon mundësinë e shyrjes.
Facebook Forum