Tetë fëmijë kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi në një shkollë fillore në Kinën qendrore.
Dy fëmijë të tjerë u lënduan gjatë sulmit në fshatin Chaoyangpo në provincën Hubei, sipas një deklarate të nxjerrë nga policia në qytetin Enshi. Një burrë 40-vjeçar është arrestuar lidhur me incidentin dhe konsiderohet si i dyshuari kryesor.
Policia nuk ka bërë të ditur hollësi të incidentit, por në Kinë ka pasur disa raste kur fëmijë shkollash janë vënë në shenjestër në sulme me thikë.
Facebook Forum