Lidhje

Palestinezët dhe policia izralite përplasen në vendin e shenjtë në Jeruzalem


Palestinezët dhe policia izraelite u përleshën në një vend të shenjtë të debatueshëm në Jeruzalem, ndërsa si hebrenjtë si mylsimanët shënojnë ditët e tyre të shenjta.

Autoritetet thonë se pati disa tensione lidhur me hyrjen në këtë vend të Dielën në mëngjes, ndërkojë që myslimanët kishin filluar të luteshin. Sipas njoftimeve pati disa lëndime.

Përplasjet ndodhën pranë xhamisë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në për myslimanët.

Hebrenjtë i referohen asaj si Mali i Tempullit, vendi më i shenjtë për ta.

Besimtarët myslimanë ishin në xhami të Dielën për të shënuar festën islame të Kurban Bajramit.

E Diela gjithashtu shënon ditën e shpejtë kur përkujtojnë shkatërrimin e dy tempujve antikë që dikur qëndronin në kodër, si dhe katastrofa të tjera në historinë hebraike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG