Talebanët thonë se shpresojnë që të arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.
Palët do të takohen këtë javë në Katar për një raund negociatash për paqen.
Të dy palët kanë punuar shumë për gati një vit dhe pothuajse kanë hartuar një tekst në të cilin "prekin të gjitha çështjet kryesore," i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i talebanëve.
Kryenegociatori amerikan Zalamay Khalilzad, i cili ndodhet në Afganistan prej më shumë se një jave, tha se do të shkojë në Katar për bisedime me talebanët.
Projekt teksti parashikon një afat kohor që trupat amerikane të largohen nga vendi në këmbim të garancive se "territori afgan, veçanërisht zonat nën kontrollin taleban" nuk do të bëhen platformë për terrorizmin ndërkombëtar, tha zëdhënësi.
Facebook Forum