Lidhje

Autoritetet ruse ndalojnë qindra aktivistë të tjerë


Policia ruse ka ndaluar qindra njerëz të shtunën, përfshirë aktivistë të njohur të opozitës, të mbledhur për protesta në Moskë.

Demonstruesit mbushën rrugët e kryeqytetit rus me thirrjet për të lejuar regjistrimin e kandidatëve të opozitës në zgjedhjet lokale për bashkinë e Moskës.

Udhëheqësi i opozitës, Aleksei Navalni kishte bërë thirrje për protesta pranë zyrave të bashkisë së Moskës, për t’u bërë presion autoriteteve të lejojnë regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e 8 shtatorit.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se dëshmitarët tregojnë që disa nga të arrestuarit duket se ishin kalimtarë të rastit.

Autoritetet e kanë cilësuar protestën si të paligjshme. Ata thonë se kandidatët e opozitës nuk mund të regjistrohen pasi nuk kanë arritur të mbledhin numrin e nevojshëm të firmave. Opozita e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke e quajtur sajesë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG