Lidhje

Gjukanoviç: Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi po ruan infrastrukturën e Serbisë së madhe


Presidenti malazez Milo Gjukanoviç e ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe (KOS) se po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në Mal të Zi dhe ka theksuar se do ta ripërtërijë Kishën Ortodokse të Malit të Zi pa marrë para sysh nëse i pëlqen dikujt kjo ose jo, njoftojnë mjetet malazeze të informacionit.

“Kisha ortodokse Serbe në Mal të Zi po përpiqet ta ruajë infrastrukturën e Serbisë së madhe në të cilën ajo beson” dhe ka theksuar se “qëndrimi i saj për argjipeshkvitë përtej kufijve është në kundërshtim me parimet bazë të organizatës ortodokse kudo nëpër botë”.

“Kisha Ortodokse Serbe mendon se Mali i Zi gabimisht është bërë i pavarur dhe se me kohë do të ndreqet gabimi e do të kuptohet nevoja për të nisur ndërtimin e Serbisë së madhe. Ne duhet, natyrisht me ekzistencën tonë, vendosmërinë dhe vizionin t’i themi se nga ajo nuk ka asgjë”, ka shtuar më tej presidenti M. Gjukanoviç.

Gjukanoviç ka bërë të ditur se Mali i Zi është i pagjunjëzuar për ndërtimin e një shoqërie shumetnike, por ka theksuar se ka mbetur edhe një hap i rëndësishëm me të cilin do të ndreqet padrejtësia e madhe që i është bërë Malit të Zi në fillim të shekullit 20-të, e ajo është përtëritja e Kishës autoqefale ortodokse të Malit të Zi (KOMZ).

Gjukanoviq ka përfunduar se “Mali i Zi bashkëkohor nuk do të lejojë të jetojë nën diktatin e një organizate fetare e cila përfaqëson reliktin e së kaluarës”.

Anlistët malazezë në vazhdimësi kanë theksuar se definimi përfundimtar dhe rrumbullakësimi i shtetësisë dhe qenies kombëtare është kisha autoqefale malazeze. Autoqefalia e kishës malazeze do të ndërpresë aktivitetet shkatërruese të Kishës Ortodokse Serbe. Ata janë të bindur se “Kisha Ortodokse Serbe është pjesa më e errët e qenies politike dhe nacionale serbe. Në Mal të Zi ajo është më shumë institucion paramilitar, parapolitik dhe parakulturor se sa institucion shpirtëror dhe fetar në kuptimin zanafillor kristian”, dhe për kishën serbe Mali i Zi mbetet vetëm nocion serb apo shprehje gjeografike, thonë analistët.

Qeveria e Malit të Zi ua ka ndaluar qëndrimin në këtë vend 30 priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe. E pazgjidhur është ende çështja e pronave të kishës serbe, kur Mbreti Aleksandar më 1919 e zhbëri kishën malazeze dhe krejt pasuria e saj i kaloi Kishës Ortodokse Serbe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG