Lidhje

Tiranë: Studimi "Qeverisja vendore në Shqipëri"


Në Tiranë, sapo është publikuar një studim mbi qeverisjen vendore, ku vërehet një shtim i ndjeshëm i numrit të nëpunësve bashkiakë dhe dobësim i shërbimeve bashkiake.

Studimi “Qeverisja vendore në Shqipëri” u krye nga Shoqata e Bashkive, drejtuesi i të cilës, Agron Haxhimihali, vëren se reforma territoriale nuk uli shpenzimet administrative.

Autorët e raportit e vlerësojnë si të dështuar reformën administrative territoriale, sepse ajo shtoi shpenzimet e bashkive dhe numrin e nëpunësve bashkiakë me 50 për qind, por dobësoi shërbimet ndaj qytetarëve.

Harta administrative territoriale, sipas tyre, duhet rishikuar me ndryshim kufijsh apo pa ndryshim kufijsh, sidomos për ato bashki që janë tepër të mëdha dhe shërbimet janë larguar ndjeshëm. Studimi provoi se reforma territoriale uli dukshëm cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe i largoi bashkitë nga bashkësitë e banorëve dhe interesat e tyre.

Shqipëri, studim mbi qeverisjen vendore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Drejtuesi i Shoqatës së bashkive, Agron Haxhimihali, thotë se një tjetër pikë kritike e studimit është se bashkitë rritin taksat, por nuk zgjerojnë bazën e tatimpaguesve. Po ashtu është vërejtur edhe një diskriminim politik midis bashkive të majta dhe të djathta sa u takon investimeve.

Qeveria socialiste ndërmori në vitin 2014 një reformë të qeverisjes vendore, për t’u dhënë bashkive më shumë pushtet financiar dhe ekonomik, më shumë kompetenca për shërbime dhe investime. Reforma territoriale synoi sistemimin e territorit nëpër kufij të rinj administrativë, duke riorganizuar njësitë e qeverisjes vendore që konsideroheshin shumë të fragmetizuara dhe bënin shpenzime të mëdha. Ndërsa tani bashkitë kanë më shumë punonjës se më parë dhe shpenzimet e tyre nuk janë ulur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG