Lidhje

29 të vrarë në trazira në një burg venezuelian


Autoritetet venezueliane thonë se 29 të burgosur mbetën të vrarë dhe 19 policë u plagosën nga përleshjet në një burg të qytetit Acarigua të premten në shtetin Portugesa.

Sekretari për Sigurinë në shtetin Portugesa, Oscar Valero tha se të burgosurit kishin bërë një tentativë për t’u arratisur nga burgu dhe më pas kishte plasur sherr mes bandave rivale.

Sipas zyrtarit, policët kishin ndërhyrë, por ishin pritur me të shtëpa, përfshirë edhe granata.

Sipas zyrtarëve, burgu kishte një kapacitet për 50 të burgosurish por aktualisht strehonte 500 vetë. Mbipopullimi i burgjeve është problem në të gjithë vendin.

Shoqata joqeveritare Vëzhguesi i Burgjeve Venezueliane e cilësoi incidentin e djeshëm “masakër”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG