Si pasojë e një sulmi ajror të forcave amerikane në Somali, u vranë 13 luftëtarë të Shtetit Islamik.
Komanda Amerikane e Afrikës (AFRICOM) njoftoi të enjten vonë nëpërmjet një deklarate se sulmi kundër grupit terrorist u krye në malet e Golit.
Në deklaratë thuhej gjithashtu se “asnjë civil nuk u lëndua, apo u vra si rezultat i këtij sulmi ajror".
Në një tjetër sulm të kryer së fundmi nga Shtetet e Bashkuara në Somali, u vranë tre luftëtarë të ISIS-it. AFRICOM-i njoftoi në muajin prill se mes të vrarëve ishte dhe Abdulhakim Dhuqub, një udhëheqës i grupit në këtë vend.
Por Shteti Islamik nuk është grupimi i vetëm terrorist që operon në Somali. Një formacion i përbashkët i Al-Kaida-s me grupin al-Shabab kanë një prani më të madhe në këtë vend, sesa ISIS-i.
Facebook Forum