Lidhje

Kryeministri Netanyahu betohet për përgjigje "masive" ndaj sulmeve të Hamasit


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ka urdhëruar ushtrinë të vazhdojë goditje ajrore “masive” kundër ekstremistëve në Gazë dhe të dërgojë tanke dhe kontigjent të këmbësorisë në kufijtë e Gazës.

Ekstremistët goditën Izraelin jugor me një numër raketash dje nga Rripi i Gazës që kontrollohet nga Hamasi.

Izraeli u kundërpërgjigj me goditje ajrore dhe predha tankesh. Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se katër palestinezë kanë gjetur vdekjen, ndër ta edhe një grua shtatzënë dhe një foshnje. Izraeli thotë se ka vrarë tetë ekstremistë.

Një izraelit mbeti i vrarë dhe të paktën katër u plagosën nga goditjet e Hamasit.

Dje një nga sulmet izraelite goditi një ndërtesë ku ndodhet redaksia e agjencisë turke të lajmeve, Anadolu në Gazë. Turqia e dënoi ashpër sulmin.

Izraeli thotë se të paktën 400 raketa u hodhën brenda territorit të tij dhe se dhjetëra të tjera u interceptuan nga sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore.

Të premten katër palestinezë u vranë nga goditjet izraelite, ndërsa dy izraelitë u plagosën nga protestat që vazhdojnë prej javësh në zonën kufitare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG