Lidhje

Koreja e Veriut teston raketa me rreze të shkurtër


Koreja e Veriut ka testuar disa raketa me rreze të shkurtër veprimi, njoftoi sot Koreja e Jugut. Duket se bëhet fjalë për një provokim të ri të Phenianit pas përfundimit pa sukes të negociatave të fundit me Shtetet e Bashkuara.

Koreja e Veriut i hodhi raketat në det nga qyteti Wonson, në bregun lindor të vendit, pak pas orës 9 sipas orës lokale, njofton përmes një deklarate Shtabi i Ushtrisë së Koresë së Jugut.

Nuk ka hollësi për raketat e hedhura, por provat me raketa me rreze të shkurtër veprimi nuk përbëjnë shkelje të sanksioneve ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Pheanianit.

Koreja e Veriut nuk ka bërë ende komente mbi provat e fundit.

Presidenti Trump është informuar në hollësi mbi këto zhvillime nga këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton, njofton një zyrtar i lartë i administratës.

Koreja e Veriut kërkon lehtësimin e sanksioneve amerikane. Që pas mbylljes pa rezultat të bisedimeve mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior në shkurt në Hanoi, Pheniani ka ndërmarrë një numër aktesh që përshkallëzojnë tensionet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG