Lidhje

Tiranë: Ekstremizmi i dhunshëm dhe rajoni i Ballkanit


Qendra koordinuese kundër ekstremizmit të dhunshëm organizoi në Tiranë një konferencë kombëtare për këto dukuri.

SHBA, OSBE, vendet europiane po e mbështesin Shqipërinë në fuqizimin e kësaj qendre koordinuese me rëndësi të madhe për Ballkanin dhe rajone të tjera në botë.

Përballja me ekstremizmin e dhunshëm është një sfidë mbarë rajonale dhe mbarë botërore, pohuan folësit kryesorë.

Zv.ambasadori I OSBE-së, Robert Wilton tha se kjo qendër koordionuese e vendosur në Shqipërinë nuk ka të bëjë vetëm me këtë vend, por po ndihmon fuqishëm rajone të tëra që të shmangin rreziet e ekstremizmit të dhunshëm.

“Qeveria shqiptare është një lider rajonal në përpjekjet për përballjen dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ambasada amerikane është partneri juaj në këto përpjekje. Ju i kuptoni sfidat me të cilat përballet bota, shihni se si ecën beteja mes ideologjive, mes ideologjisë së pluralizmit dhe asaj të ekstremizmit të dhunshëm. Ndaj edhe SHBA mbështet përpjekjet e Shqipërisë dhe rajonit për shmangur këtë të keqe” - tha Mikaela Meredit, drejtuese e USAID-it në Shqipëri.

SHBA, OSBE dhe organizma të tjera ndërkombëtarë kanë sjellë ekspertizë në cdo bashki të Shqipërisë, si partnere aktive në këtë sfidë.

Në konferencën kombëtare "Aktorë të Vijës së Parë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” morën pjesë drejtues të bashkësive fetare, të diplomacisë, ekspertë të huaj, përfaqësues të pushtetit vendor e qendror si dhe shumë specialistë të sigurisë dhe cështjeve sociale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG