Në Mozambik, tridhjetë e tetë vetë janë konfirmuar të vdekur, pas Ciklonit Kenneth, e dyta stuhi vdekjeprurëse që godet vendin në gjashtë javë.
Qendra e Mozambikut për Menaxhimin e Katastrofave shprehu të hënën shqetësim, për shkak se pritet që rreshjet e shumta të vazhdojnë edhe për katër ditë të tjera.
Shiu po shkakton përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke i shtuar më tej vuajtjet e njerëzve dhe duke bllokuar rrugët për t’i lejuar grupet e ndihmave të transportojnë furnizimet urgjente, si ushqimet dhe ndihmat mjekësore.
Më të rrezikuarit janë rreth 200,000 banorë të qytetit verior Pemba.
Instituti Kombëtar i Menaxhimit të Katastrofave tha të dielën se më shumë se 23,000 njerëz nuk kanë strehë dhe rreth 35,000 shtëpi janë shkatërruar pjesërisht, ose tërësisht.
Facebook Forum