Lidhje

Tiranë: Reformimi i administratës dhe projekti i Këshillit të Europës


Këshilli i Europës dhe ambasada e Zvicrës, në bashkëpunim me qeverinë e Shqipërisë, paraqitën sot një portal të ri për menaxhimin e burimeve njerëzore të administratës publike.

Portali administrata.al është fryti i projektit dhjetëvjeçar për fuqizimin e qeverisjes vendore, përmirëson transparencën dhe shërbimet nga administrata publike. Portali është një mjet gjithëpërfshirës dhe inovator, i pari i këtij lloji në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ky portal i administratës publike është një hap i madh drejt një administrate më efektive, transparente, përfshirëse e të aksesueshme, që përmirëson shërbimet dhe besimin e publikut te institucionet demokratike", - tha Juta Gutzkou, përfaqësuese e Këshillit të Europës në Tiranë.

Portali lidh institucionet publike mes tyre dhe thjeshton procedurat, duke riorganizuar nëpunësit nga një burim i vetëm në dobi të qytetarëve.

Ai pritet të standartizojë vendet e punës dhe rekrutimet në shërbimin civil, unfikimin e vlerësimeve për nëpunësit publikë.

Portali administrata.al ka dy funksione; pjesa e jashtme për rritjen e transparencës me publikun dhe pjesa e brendshme për të përmirësuar komunikimin.

Autorët besojnë se portali do të forcojë administratën publike dhe decentralizimin e pushtetit vendor.

Portali është një ndihmë e qëndrueshme drejt një administrate publike profesionale, efektive dhe moderne në Shqipëri.

Reforma e Administratës Publike është një nga 5 kriteret kryesore për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE.

Këshilli i Europës dhe Zvicra po e ndihmojnë Shqipërinë qysh nga viti 2009 për të rregulluar ligjet dhe praktikat e kësaj fushe sipas 12 Parimeve të Mirë-Qeverisjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG