Lidhje

Kosovë, debat i ashpër në komisionin hetimor për dëbimin e shtetasve turq


Kosovë, debat i ashpër në komisionin hetimor për dëbimin e shtetasve turq
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:57 0:00

Kosovë, debat i ashpër në komisionin hetimor për dëbimin e shtetasve turq

Në Kosovë, paraqitja e presidentit Hashim Thaçi në komisionin parlamentar që po heton operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, u përshkrua me përplasje të ashpra dhe akuza të ndërsjella. Përplasja që çoi edhe në dështimin e dëshmisë, pasoi kërkesën e presidentit Thaçi për të kërkuar hetim ligjor për ekspertin ndërkombëtar që ka hartuar raportin për shkeljet e bëra nga institucionet e vendit lidhur me dëbimin e shtetasve turq. Edhe më shumë se një vjet që nga dëbimi i tyre, skena politike në Kosovë vazhdon të debatojë këtë çështje.

Të premten në Prishtinë dështoi dëshmia e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para komisionit parlamentar që po heton operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Presidenti Thaçi u paraqit në komision, fillimi i punimeve të të cilit u përshkuan me debate të ashpra dhe përplasje personale ndërmjet presidentit dhe anëtarëve të këtij komisioni nga radhët e opozitës.

Debati u ashpërsua pas kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për të verifikuar ekspertin ndërkombëtarë që ka hartuar raportin për shkeljet e bëra gjatë operacionit për dëbimin shtetasve turq më shumë se një vit më parë.

Presidenti Thaçi hodhi kërkesën që të hetohet vet komisioni pasi që sipas tij ka bërë shkelje ligjore me punësimin e ekspertit ndërkombëtarë duke vlerësuar se ai ka qenë i njëanshëm.

“Me veprimin tuaj, duke shkelur nenin 21 pika pesë, duke marr deklarata nga njerëz kompetentë të sigurisë në Kosovë, tash kam edhe fakte që do t’ua prezantojë, eksperti i juaj duke e marr të huaj ka bërë ekspertizën e tyre për raport ka bartur deklarata të shefit të intelegjencës, shefit të policisë dhe të gjithëve në adresa të caktuara edhe të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ka bartur material të intervistave të tyre në media prandaj ju keni bërë shkelje ligjore nga dita e parë e punës me ekspertin. Për mua kjo është shkelje ligjore, flagrante gjë që parlamenti duhet të zhvillojë debat dhe të themeloj një komision hetimor për të hetuar komisionin tuaj”, tha presidenti Thaçi.

Kjo ngjalli reagimin e partive opozitare që janë pjesë e komisionit hetimor.

“Tema për ekspertin nuk ka qenë këtu fare sepse të gjithë kanë menduar se nuk do të dinë të shkruaj. Kur i keni parë argumentet dhe e keni parë problemin. Ne kemi diskutuar për të, kemi votuar për të dhe nuk është temë e juaja kjo, e juaja është të na tregoni rolin tuaj, a jeni ju ai që keni keni dhënë urdhër dhe ne të gjithë po e dimë që ti je ai për këtë proces”,tha Driton Delmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Debati nxiti përplasje edhe ndërmjet vet anëtarëve të komisionit, të cilët nuk arritën pajtim për të vazhduar me dëshminë e presidentit Hashim Thaçi.

Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi.

Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve dhe nxiti një përplasje deklaratash ndërmjet presidentit turk Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Komision parlamentar për hetimin e operacionit, që u themelua në korrik të vitit të kaluar, ka gjetur 31 shkelje ligjore gjatë operacionit. Shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë nga Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Këto gjetje, nxitën edhe reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila tërhoqi vërejtjen se “trysnia politike mbi sektorin e sigurisë është shkelje skandaloze e vlerave demokratike”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG