Lidhje

Intervistë me Ministrin e Financave të Kosovës, Bedri Hamza


Intervistë me Ministrin e Financave të Kosovës, Bedri Hamza
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:23 0:00

Ministri i Financave të Kosovës zoti Bedri Hamza ndodhet këto ditë në Uashington në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Hamza flet rreth parashikimeve të raportit më të fundit të BB-së mbi rritjen ekonomike të Kosovës, nivelin e papunësisë apo ndikimin në buxhet të disa vendimeve të qeverisë që lidhen me pagat në institucionet publike apo rritjen e pagesave në kuadër të skemës së ndihmës sociale.

Zoti Hamza thotë se niveli i papunësisë në Kosovë është më i ulët sesa 30 për qind, shifër kjo e raportuar nga Banka Boterore. Ai tha se nga pikpamja e logjikës matematikore e profesionale kjo është e pamundur, në kushtet e një rritjeje rritja ekonomike mbi 4 për qind, shtimit të numrit të ndërmarrjeve të reja të regjistruara dhe kur nuk ka zvogëlim të numrit të vendeve të punës në sektorin publik.

Ministri i Financave të Kosovës flet dhe mbi problematikën e krijuar në vend për shkak të largimit të punonjësve të kualifikuar për të punuar me kontrata të ligjshme në vende perëndimore. Sipas tij përballja me vende me standarde të larta e bën të vështirë për Kosovën të jetë konkuruese në tregun e punës. Zoti Hamza trajton dhe ndikimin që ka patur në buxhetin e shtetit vendosja e tarifës ndaj mallrave serbe në masën 100 për qind. Ai tha se nga pikëpamjaekonomike asnjë nga vendet nuk ka fituar dhe se Serbia ka humbur tregun e Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG