Ushtria izraelite tha se një ushtar izraelit ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë, kur një palestinez ndërmori një sulm me thikë dhe armë zjarri.
Ushtria tha se incidenti ndodhi pranë kryqëzimit Ariel, në jugperëndim të qytetit palestinez, Nablus.
Israeli tha se autori i sulmit e goditi dhe vrau ushtarin me thikë.
Ai mori armën e ushtarit dhe hapi zjarr ndaj automjeteve që po kalonin, duke plagosur dy civilë.
Ushtria është në kërkim të autorit të sulmit.
Facebook Forum