Lidhje

Senatorët kritikojnë reagimin e administratës Trump ndaj vrasjes së gazetarit Khashoggi


Senatorët amerikanë nga të dyja palët kritikuan reagimin e administratës Trump ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi tetorin e kaluar.

Ligjvënësit akuzojnë administratën se nuk ka përfillur një ligj që kërkon hetimin dhe identifikimin e personave që janë përgjegjës për vdekjen e gazetarit disident saudit.

Khashoggi u pa të hynte në konsullatën saudite në Turqi. Presidenti Trump premtoi të zbulonte vrasësit e tij tetorin e kaluar.

“Është gazetar i Washington Postit dhe diçka e tillë nuk duhet lejuar të ndodhë. Nuk duhet të ndodhë. Ne do ta ndjekim çështjen deri në fund”, tha presidenti.

Sipas Aktit Global Magnitsky, Shtëpia e Bardhë kishte 120 ditë kohë për të identifikuar personat përgjegjës për vrasjen e gazetarit, një afat që përfundoi muajin e kaluar.

Njoftimet e lajmeve kanë thënë se CIA arriti në përfundimin se Princi Saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman urdhëroi ekzekutimin e

Khashoggit, një gazetar i “Washington Postit” i cili ishte kritik ndaj mbretërisë saudite.

Presidenti Trump ka thënë se përgjegjësia për vdekjen e Khashoggit mbetet një pikëpyetje. Ai ka thënë gjithashtu se princi saudit i kurorës ka mohuar të jetë përfshirë në vrasje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG