Lidhje

Britania debaton nëse duhet t'u japë një shans të dytë rekrutëve të Shtetit Islamik


Sumaiyyah Wakil, e lindur në Britani, ishte 16 vjeç kur u arratis për në Sirinë e përfshirë nga lufta, duke fluturuar fillimisht për në Bullgari dhe pastaj në Turqi, për t'u bashkuar me grupin terrorist, Shteti Islamik, siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës, Jamie Dettmer.

Kur ishte në kryeqytetin de facto të ISIS-it, Raqqa, sipas dokumenteve britanike, ajo kishte shitur mend që kishte qenë e pranishme në ekzekutimin publik me gurë të një gruaje, duke e quajtur vrasjen "fantastike".

Por tani familja e saj thotë se autoritetet britanike duhet ta riatdhesojnë atë dhe adoleshentë të tjerë britanikë që u bashkuan me grupin ekstremist, kur ajo të rishfaqet - dhe gjasat janë që kjo të ndodhë së shpejti - nga territori që mbahej nën kontroll nga ISIS-i. Prindërit e Wakilit dhe familjet e të rekrutuarve të grupit, thonë se fëmijët e tyre ishin manipuluar nga rekrutuesit xhihadistë dhe ishin shumë të rinj që ta dinin se çfarë po bënin, kur shkuan në Siri.

A combination of handout CCTV pictures received from the Metropolitan Police Service shows (L-R) British teenagers Kadiza Sultana, Amira Abase and Shamima Begum passing through security barriers at Gatwick Airport, south of London, Feb. 17, 2015.
A combination of handout CCTV pictures received from the Metropolitan Police Service shows (L-R) British teenagers Kadiza Sultana, Amira Abase and Shamima Begum passing through security barriers at Gatwick Airport, south of London, Feb. 17, 2015.

Situata e ndërlikuar e të rinjve të rekrutuar nga ISIS-i - veçanërisht e grave, shumica e të cilave, ashtu si Wakili, u arratisën kur ishin nxënëse shkollash pa miratimin e prindërve apo dijeninë e tyre - ka hapur një debat të ndezur moral, politik dhe ligjor në Britani, si edhe në vende të tjera evropiane, që përqendrohet tek pyetja nëse edhe duhet të ripranohen në vendet e lindjes, e jo më të ndihmohen të kthehen dhe t'u jepet një shans i dytë.

Sipas anketave, shumica e britanikëve nuk mendojnë se ato e meritojnë të drejtën që të kthehen.

Në Britani, debati arriti pikën kulmore javën e kaluar kur gazetari Anthony Loyd zbuloi një grua 19 vjeçare britanike shtatzënë në një kamp refugjatësh të menaxhuar nga kurdët në Sirinë verilindore. Shamima Begum, që e lindi fëmijën e tretë të dielën, u bashkua me grupin ekstremist në vitin 2015 në moshën 15 vjeçare, duke u arratisur me dy shoqe të shkollës, të treja nga pjesa lindore e Londrës.

Një nga vajzat vdiq nga një goditje ajrore në vitin 2016; tjetra, Amira Abase, është ende në territor që kontrollohet nga ISIS-i. Të paktën 900 britanikë, 145 prej të cilëve gra dhe 50 të mitur, u bashkuan me ISIS-in. Gjithsej, 5 mijë evropianë u bashkuan me grupin ekstremist, megjithëse disa analistë thonë se shifra ka gjasa të jetë më e lartë.

Veiled women, reportedly wives and members of the Islamic State, walk under the supervision of a female fighter from the Syrian Democratic Forces (SDF) at al-Hol camp in al-Hasakeh governorate in northeastern Syria, Feb. 17, 2019.
Veiled women, reportedly wives and members of the Islamic State, walk under the supervision of a female fighter from the Syrian Democratic Forces (SDF) at al-Hol camp in al-Hasakeh governorate in northeastern Syria, Feb. 17, 2019.

Britania, ashtu si vende të tjera evropiane, nuk ka dashur të riatdhesojë rekrutë të ISIS-it, qofshin luftëtarë apo të ashtuquajtura "nuse xhihadiste", dhe fëmijët e tyre. Një grup i vogël janë ndihmuar të kthehen në vendet e tyre të lindjes, por qindra presin zgjidhje politike ose ligjore të rasteve të tyre, ndërsa apelet e tyre për riatdhesim, në përgjithësi janë injoruar nga qeveritë e alarmuara evropiane, që i shohin rekrutët si kërcënim për sigurinë, që kanë tradhëtuar vendet e tyre.

Zyrtarët amerikanë, prej më shumë se një viti, u kanë kërkuar qeverive evropiane që të rimarrin rekrutët që kanë mbetur gjallë dhe t'i ndjekin ata penalisht. Përndryshe, thonë ata, ata do të ikin fshehtas nga kampet e refugjatëve dhe qendrat e ndalimit në Sirinë verilindore dhe do të përbëjnë edhe më shumë rrezik, pa qenë në mbikqyrje. Të shtunën, presidenti Donald Trump u bëri thirrje evropianëve që të marrin përgjegjësinë për qytetarët e tyre, duke thënë se alternativa tjetër do të ishte që kurdët t'i linin ata të lirë.

Zyrtarët evropianë thonë se shumica nuk nxirren dot para gjyqit, për shkak të vështirësisë për të mbledhur prova të pakundërshtueshme ndaj tyre për vepra penale individuale dhe shqetësohen se prania e tyre do të mbirëndojë shërbimet e sigurisë. Mbi 900 xhihadistë të huaj dhe 3,200 gra dhe fëmijë mbahen nga kurdët.

FILE - Renu Begum, eldest sister of missing sister of missing British girl Shamima Begum, holds a picture of her sister while being interviewed by the media in central London, Feb. 22, 2015.
FILE - Renu Begum, eldest sister of missing sister of missing British girl Shamima Begum, holds a picture of her sister while being interviewed by the media in central London, Feb. 22, 2015.

Begum, e cila ka humbur dy fëmijët e tjerë nga kequshqyerja dhe sëmundjet, thotë se do që të kthehet në Britani kryesisht sepse është e shqetësuar për shëndetin e foshnjës së vet.

“Mendoj se njerëzit duhet të ndjejnë keqardhje për çdo gjë që kam kaluar", tha ajo në një intervistë së fundmi.

Por ajo as nuk ka shprehur pendesë që u bashkua me grupin dhe as nuk e ka dënuar ideologjinë e tij. Në një intervistë me Sky News, ajo pretendonte se ishte thjesht një shtëpiake që u martua me një xhihadist të ri hollandez, pak pasi mbërriti.

Ajo gjithashtu tha se nuk kishte problem me ekzekutimet, përfshirë ato me prerje koke.

“Po, e dija dhe jam në rregull me to, sepse fillova të bëhesha fetare para se të ikja. Nga ç'kam dëgjuar, Islami e lejon një gjë të tillë", tha ajo.

Mungesa e keqardhjes nga ana e saj ka shkaktuar indinjatë në publik por familja e saj thotë se ajo është indoktrinuar.

Veiled women, reportedly wives and members of the Islamic State, walk under the supervision of a female fighter from the Syrian Democratic Forces (SDF) at al-Hol camp in al-Hasakeh governorate in northeastern Syria, Feb. 17, 2019.
Veiled women, reportedly wives and members of the Islamic State, walk under the supervision of a female fighter from the Syrian Democratic Forces (SDF) at al-Hol camp in al-Hasakeh governorate in northeastern Syria, Feb. 17, 2019.

Disa ekspertë thonë se të rinjtë nga perëndimi, ishin bërë për vete gradualisht dhe me zgjuarsi nga rekrutuesit, ashtu siç mashtrohen fëmijët nga pedofilët.

Mia Bloom, profesore e komunikimeve në Universitetin Shtetëror George, thotë se ISIS-i kishtë vënë në shënjestër të rinj që kishin dilema përsa i takonte identitetit të tyre dhe gjente rekrurtues për përkrahës të mundshëm, duke u pasur parasysh moshën, kombësinë dhe gjininë.

Por analistja e gazetës "The Times of London", Janice Turner, shtron pyetjen:

“Në çfarë pike, një i ri ndalon së qeni një viktimë naive që mund të manipulohet nga mendje të më të rriturve dhe ideologji të rrezikshme dhe bëhet përgjegjës për veprimet e veta?"

Në lagjen e Begumit në pjesën lindore të Londrës, banorët kanë mendime të përziera. Disa thonë se ajo vërtet mund të jetë manipuluar por mungesa e pendesës është alarmuese dhe lë të kuptohet se ajo vazhdon të mbetet kërcënim. Gjendja e fëmijëve të të rekrutuarve është pika ku të gjithë ndjehen më keq dhe thonë që nuk mund të lihen në mëshirë të fatit.

Nga ana ligjore, ka pasur thirrje që të përdoren ligjet për tradhëtinë kundër të rekrutuarve, përfshirë nuset xhihadiste por disa ekspertë thonë se ato ligje mund të mos jenë të përshtatshme.

Ministri i Brendshëm Sajid Javid tha javën e kaluar se Begum dhe të rekrutuar të tjerë, nuk duhet të pranohen. por më pas ai tha se nuk mund t'i bllokojë ligjërisht në mënyrë të përhershme. Por të martën, ai bëri një kthesë 180 gradë dhe urdhëroi zyrtarët të fillojnë procesin e heqjes së shtetësisë britanike për Begum.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG