Lidhje

Zyrtarët: CIA ka zbuluar se Kashogi është vrarë me urdhër të Princit


Presidenti Trump tha se do të informohej sot për një raport të Agjencisë Qendrore të Zbulimit që arrin në përfundimin se Princi saudit i Kurorës Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Kashogi.

Vlerësimi nga CIA, i raportuar së pari nga The Washington Post të premten, bie në kundërshtim me atë të Arabisë Saudite, prokurori i së cilës një ditë më parë e shfajësoi princin e kurorës për vrasjen e gazetarit Jamal Kashogi.

Zyrtarët amerikanë thonë se CIA arriti në përfundimin se 15 agjentë sauditë shkuan me një avion të qeverisë saudite në Stamboll dhe vranë Kashogin në konsullatën saudite. Kashogi, i cili shkroi për gazetën The Washington Post dhe ishte një kritik i princit të kurorës saudite, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor, ndërsa po përpiqej të merrte dokumente për martesën e tij të ardhme me një grua turke.

FILE - Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman attends the Future Investment Initiative conference in the Saudi capital Riyadh, Oct. 23, 2018.
FILE - Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman attends the Future Investment Initiative conference in the Saudi capital Riyadh, Oct. 23, 2018.

Gazeta The Washington Post thotë se CIA e bazoi përfundimin e saj në burime të shumta të inteligjencës, duke përfshirë një thirrje telefonike që vëllai i princit, Khalid bin Salman, i cili është gjithashtu ambasadori saudit në Shtetet e Bashkuara, kishte patur me Kashogin.

Në thirrjen telefonike, Khalid i thotë Khashogit se do të ishte i sigurt që të shkonte në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë dokumentet për martesën e tij. Gazeta thotë se nuk dihet nëse Khalid e dinte që Khashoggi do të vritej.

Në Tweeter të premten Khalid mohoi se ai kishte folur me Kashogin.

"Kontakti i fundit që kisha me zotin Kashogi ishte përmes tekstit më 26 tetor 2017. Unë kurrë nuk kam biseduar me të me telefon dhe nuk kam sugjeruar që të shkojë në Turqi për ndonjë arsye. I kërkoj qeverisë amerikane të publikojë çdo informacion lidhur me këtë pretendim, '' tha ai.

Zyrtarët sauditë thonë se vrasja e Kashogit ishte e rastësishme dhe se zyrtarët po përpiqeshin ta detyronin Kashogin të kthehej në mbretëri.

Zyrtarët turq kanë thënë se vrasja ishte e qëllimshme dhe po i bën presion Arabisë Saudite të lejojë që personat përgjegjës të gjykohen në Turqi.

Administrata Trump këtë javë sanksionoi 17 zyrtarë sauditë për rolin e tyre të dyshuar në vrasje. Megjithatë, disa ligjvënës amerikanë i kanë bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë të bëjë më shumë, duke përfshirë zvogëlimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite.

Presidenti Donald Trump ka thënë se qeveria saudite është përpjekur të mbulojë vrasjen dhe se "mbulimi ishte një nga më amatore në historinë e mbulimeve."

Megjithatë, presidenti Trump i ka rezistuar thirrjeve për të pakësuar shitjet e armëve në Arabinë Saudite. Presidenti ka kërkuar lidhje më të ngushta me Arabinë Saudite për të luftuar ndikimin iranian në Lindjen e Mesme, si dhe për të rritur marrëveshjet e tregtisë së armëve midis Uashingtonit dhe Rijadit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG